TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rrustemi thotë se Kosova është e interesuar për një dialog të mirëfilltë politik me njohje reciproke në qendër

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Rrustemi thotë se Kosova është e interesuar për një dialog të mirëfilltë politik me njohje reciproke në qendër

Rrustemi në “Info Nata” në Tëvë1, tha se Kosova po ashtu është interesuar që përmes dialogut të ketë normalizim të plotë të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

“Kosova është e interesuar për dialog të mirëfilltë politik edhe është e gatshme, e përkushtuar dhe konstruktive pa asnjë dyshim, po ama për dialog të mirëfillt politk, dmth për një dialog për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me marrëveshjen finale që njohjen reciproke e ka në qendër”, deklaroi Rrustemi.

Tutje ai u shpreh i bindur se vetëm një marrëveshje që ka njohjen reciproke të qendër normalizon raportet siç tha ai ‘abnormale’ me Serbinë.

“Jemi të bindur që vetëm një marrëveshje e tillë me njohje reciproke normalizon raportet tona abnormale me Serbinë”, tha Rrustemi në Tëvë1.

Deputeti i VV-së, theksoi se Serbia është destruktive, ashtu siç ka qenë gjithmonë, teksa shtoi se kohëve të fundit ka një agresivitet të shtuar sepse sipas tij, po tenton të shmang dialogun për t’a pamundësuar marrëveshjen finale me njohje reciproke.

“Në anën tjetër Serbia është destruktive, siç ka qenë gjithmonë por me një agresivitet të shtuar kohëve të fundit, sepse po tenton të shmang këtë dialog politik për t’a pamundësuar marrëveshjen finale me njohje reciproke”, tha ai.

Madje Rrustemi përmendi edhe çështjen e barrikadave, i cili tha se “ashtu siç i vendosen edhe i hoqën”.

“Të gjitha këto veprime pa pretekste të Serbisë janë incinuata për të krijuar rrethana të tilla që largojnë vëmendjen dhe pamundësojnë këtë dialog edhe barrikadat ishin shprehje e motiveve të tilla të Serbisë që u dëshmuan pastaj ashtu siç i vendosën edhe i hoqën”, tha Rrustemi.

“Është me rëndësi që dialogu të intensifikohet dhe ka një dakordim në Bruksel që ky dialog të kufizohet edhe në kohë edhe në kornizë, deri në marsin e këtij viti”, shtoi ai.

I pyetur se a mund të kemi një marrëveshje deri në marsin e këtij viti, Rrustemi ka thënë se është e mundshme por sipas tij, problemi është që marrëveshja kërkon dy palët.

Rrustemi deklaroi se ata nuk mund të flasin për konstruktivitetin e Serbisë.

“Unë mendoj që është e mundshme por problemi është që marrëveshja kërkon dy palë, ne flasim për qëndrimin, përkushtimin edhe konstruktivitetin e Kosovës, por ne nuk mund të flasim për konstruktivitetin e palës tjetër”, përfundoi Rrustemi./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

KEK: Zona operacionale shpallet “Zonë e ndaluar për fluturime” nga KFOR-i

KEK: Zona operacionale shpallet “Zonë e ndaluar për fluturime” nga KFOR-i

Von Der Leyen: Rusia “e ka treguar plotësisht përbuzjen ndaj diplomacisë dhe ligjit”

Von Der Leyen: Rusia “e ka treguar plotësisht përbuzjen ndaj diplomacisë dhe ligjit”

FSK realizon trajnimin “Shpëtimi i jetës në fushëbetejë”

FSK realizon trajnimin “Shpëtimi i jetës në fushëbetejë”

Fatos Klosi thotë se është ftuar si dëshmitar nga mbrojtja në Hagë

Rosicky për Albion Rrahmanin: “Kishim oferta nga klube të top ligave evropiane për të”

Rosicky për Albion Rrahmanin: “Kishim oferta nga klube të top ligave evropiane për të”

Ushtria izraelite thotë se do të përdorë “forcë të paprecedent” në qytetin e Gazës

Ushtria izraelite thotë se do të përdorë “forcë të paprecedent” në qytetin e Gazës

Fatos Klosi thotë se është ftuar si dëshmitar nga mbrojtja në Hagë

Fatos Klosi thotë se është ftuar si dëshmitar nga mbrojtja në Hagë

124 ditë jashtë fushës, Endrick i gatshëm të rikthehet të luajë me “Los Blancos”

124 ditë jashtë fushës, Endrick i gatshëm të rikthehet të luajë me “Los Blancos”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën