TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rrustemi: S’jemi kundër Komisionit Hetimor, por nuk mbështesim një nismë që është në kundërshtim me ligjin

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Rrustemi: S’jemi kundër Komisionit Hetimor, por nuk mbështesim një nismë që është në kundërshtim me ligjin

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi në emisionin “Info Nata” nëTëvë1, ka thënë se nuk janë kundër krijimit të Komisionit Hetimor, por sipas tij, mazhoranca nuk mund ta mbështetë një nismë që është në kundërshtim me ligjin.

“Ne nuk jemi kundër komisionit hetimor, megjithatë ne nuk mund të mbështesim një nismë që është në kundërshtim me ligjin”, ka thënë ai.

Sipas tij, edhe në herën e parë edhe të dytën sfidohet Kuvendi duke mos u përmbushur kushtet procedurale dhe ligjore sa i përket Komisionit Hetimor për energjinë.

“Është hera e dytë që partitë politike të opozitës PDK, LDK, AAK paraqesin në Kuvend kërkesën për themelimin e një Komisioni Hetimor, ndërkohë që edhe në herën e parë dhe të dytë sfidohet Kuvendi duke mos u përmbushur kushtet procedurale dhe ligjore që parasheh ligji për hetim parlamentar, por edhe fryma e Kushtetueses sa i përket këtij komisioni sikurse rregullorja e këtij Kuvendi”, tha Rrustemi.

Ai thotë se të gjitha partitë opozitare ishin bërë bashkë për hetimin parlamentar ndërkohë sipas tij, nuk e kishin menduar obligimin ligjor që kryesuesi i këtij komisioni nuk mund të jetë as nga iniciuesi e as nga mazhoranca.

“Nuk është çështja e bllokimit nga ana e deputetëve tanë, ne duhet të kemi parasysh relacionet ose raportet e ndërtuara në Kuvendin e Kosovës në mes të mazhorancës dhe partive opozitare të cilat synonin ta paraqisnin që është në përputhje me ligjin për hetim parlamentar, ndërkohë që nuk ishte. Në rastin konkret mospajtimin me ligjin qëndronte në faktin që të gjitha partitë politike të opozitës ishin bërë bashkë në këtë kërkesë për hetim parlamentar, ndërkohë qe nuk e kishin menduar obligimin ligjor që kryesuesi i këtij komisioni nuk mund të jetë as nga iniciuesi e as nga mazhoranca. D.m.th ishin në një bllokadë procedurale që janë hyrë vetvetiu dhe natyrisht kur e kuptuan një gjë të tillë u përpoqën të hedhin fajin mbi mazhorancën”, tha Rrustemi. /teve1.info/

Tags: Adnan RrustemiKomisioni hetimorLVVOpozita
ShareTweet

Postime të ngjashme

“Donika Gërvalla loboi kundër Vjosa Osmanit” – Akuzat e të dorëhequrve nga Lista Guxo

“Donika Gërvalla loboi kundër Vjosa Osmanit” – Akuzat e të dorëhequrve nga Lista Guxo

Pas 18 vitesh, lirohen të gjithë policët e akuzuar për shpërthimin në lokalin “Sekiraqa”

Pas 18 vitesh, lirohen të gjithë policët e akuzuar për shpërthimin në lokalin “Sekiraqa”

Shtimi i masave të sigurisë, policisë specialë ruajnë objektin e Ambasadës së Amerikës në Prishtinë

Shtimi i masave të sigurisë, policisë specialë ruajnë objektin e Ambasadës së Amerikës në Prishtinë

“Isha duke vrapuar kur pashë dorën e këputur” – Masakra në tregun e Mitrovicës

Heqja e fusnotës, njohësit: Rezultat do ishte të na njohin pesë shtetet e jo fusnota

Heqja e fusnotës, njohësit: Rezultat do ishte të na njohin pesë shtetet e jo fusnota

Emisioni “Këndi i Debati” 13.03.2026

Emisioni “Këndi i Debati” 13.03.2026

GUXO mohon dorëheqjet masive në Deçan e Pejë, i cilëson raportimet si spekulime

GUXO mohon dorëheqjet masive në Deçan e Pejë, i cilëson raportimet si spekulime

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën