TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rrustemi: Kërkesën për shpërndarjen e Kuvendit do ta mbështesim me votë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Rrustemi: Jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje të parakohshme në komunat veriore

Lëvizja Vetëvendosje do ta mbështesë kërkesën e partive opozitare për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës nëse një e tillë bëhet, ka thënë deputeti, Adnan Rrustemi.

Rrustemi ka thënë se janë të gatshëm për zgjedhje të parakohshme dhe këtë do ta dëshmojnë përmes përkrahjes.

“Ne kemi qenë dhe jemi të gatshëm për zgjedhje, pa asnjë dyshim. Tashmë këtë gatishmëri për zgjedhje e kemi shoqëruar edhe me gatishmëri për të mbështetur kërkesën eventuale të opozitës për të shpërndarë Kuvendin. Mbi bazën e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, në vitin 2020, ekziston vetëm një mundësi për të shkuar me automatizëm në zgjedhje, kjo është shpërndarja e Kuvendit. Shpërndarja e Kuvendit kërkon dy të tretat e deputetëve dhe nuk kërkon nënshkrime, thjesht nëse ka kërkesë për të shpërndarë Kuvendin, është çështje pastaj e deputetëve në mënyrë të hapur”, ka theksuar ai.

Sipas tij, nëse partitë opozitare i kanë pasur seriozisht kërkesat e vazhdueshme për zgjedhje të parakohshme, atëherë tash e kanë mundësinë që të iniciojnë ato.

Megjithatë, Rrustemi është skeptik se opozita do ta bëjë një gjë të tillë.

“Nëse opozita ka pasur me gjithë mend kërkesën e tyre për zgjedhje të parakohshme, unë mendoj se tash e kanë rastin për të jetësuar këtë kërkesë dhe dëshirë të tyre, nëse vërtet e kanë pasur të tillë. Në anën tjetër, çfarë opozite është ajo opozitë e cila nuk është e gatshme të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Kudo, në cilido vend demokratik dhe kurdo opozita presupozohet të jetë më e gatshme të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Nëse vërtet e kanë me të gjithë mend që duhet të ketë zgjedhje të parakohshme në Kosovë, atëherë e kanë rastin për të iniciuar kërkesën për të shpërndarë Kuvendin dhe natyrisht LVV-ja do ta mbështesë me votë”, ka shtuar Rrustemi.

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë po ashtu se është i gatshëm për zgjedhje parlamentare kur të dojë opozita./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dimiq: 28 marsi 1989, fillimi i fundit të autonomisë së Kosovës dhe shpërbërjes së Jugosllavisë

Dimiq: 28 marsi 1989, fillimi i fundit të autonomisë së Kosovës dhe shpërbërjes së Jugosllavisë

Mbi 36 milionë euro iu mori kontrata kolektive, Komuna e Prizrenit në pritje të ndihmës nga Qeveria

Mbi 36 milionë euro iu mori kontrata kolektive, Komuna e Prizrenit në pritje të ndihmës nga Qeveria

Goditja e spiunazhit serbo-rus – vlerësohet puna e AKI-së

Goditja e spiunazhit serbo-rus – vlerësohet puna e AKI-së

“Falë gjakut të tyre jemi këtu”, përkujtohen të rënët e familjes Bogujevci, Llugaliu e Duriqi në Podujevë

KEDS i lë pa rrymë mbi 30 shtëpi në Kovaçicë të Mitrovicës, ankohen banorët

KEDS i lë pa rrymë mbi 30 shtëpi në Kovaçicë të Mitrovicës, ankohen banorët

Ngritet alarmi për sigurinë publike në Kosovë – Pesë të vrarë për shtatë ditë

Ngritet alarmi për sigurinë publike në Kosovë – Pesë të vrarë për shtatë ditë

“Këtu e bëra dasmën, këndoi Sinan Vllasaliu” – Hoteli i minatorëve i kthyer në gërmadhë

“Këtu e bëra dasmën, këndoi Sinan Vllasaliu” – Hoteli i minatorëve i kthyer në gërmadhë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën