TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rrustemi i VV-së: S’ka Asociacion pa njohje de-facto

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Rrustemi: Opozita ka dëmtuar pozicionin e Kosovës në dialog me qëndrimin për situatën në veri

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të insistojë se s’do ketë themelim të Asociacionit, pa u zbatuar në tërësi marrëveshja bazë e Brukselit dhe aneksi i Ohrit, që sjell njohjen de-facto të Kosovës nga Serbia.

Sipas deputetit të partisë në pushtet, Adnan Rrustemi, plani euro-amerikanë për sekuencimin e ujdisë së Brukselit është gjithpërfshirës, ku mes tjerash edhe drafti për Asociacionin bazohet në Kushtetutën e vendit dhe që s’do të ketë kompetenca ekzekutive.

Megjithatë, Rrustemi thotë se nëse do të ketë nënshkrim të marrëveshjes i mbetet Gjykatës Kushtetuese, të thotë fjalën e fundit për Asociacionin.

“Plani i ri i zbatimit synon që në një mënyrë më gjithëpërfshirëse dhe të plotë të senksuencojë zbatimin e marrëveshjes bazë të Brukselit. Natyrisht është edhe drafti për nenin shtatë për vetëmenaxhimin e komunitetit serb. Kurti në takimin në Bruksel është ofruar i gatshëm për të nënshkruar të tri marrëveshjet. Marrëveshjen Bazë të Brukselit, aneksin e Ohrit dhe planin e ri të pesëshes euro-amerikane bashkë me draftin për nenin shtatë… Normalisht drafti për aq sa është thënë bazohet në Kushtetutën e Kosovës, aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, qëndrimin e Chollet dhe Escobar mbi atë çka mund të jetë dhe çka nuk mund të jetë Asociacioni, po ashtu edhe mbi letrën e zonjës Mogherini dërguar ish kryeministrit të Kosovës, që nënkupton se ky mekanizëm nuk mund të ketë mekanizma ekzekutive dhe nuk mund të jetë nivel i tretë i pushtetit”, thekson ai.

Sipas tij, për Kosovën do të jetë e papranueshme që Asociacioni të trajtohet vetëm si pikë e veçantë dhe mos të ketë plan të qartë të zbatimit të plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit.

“Për Kosovën është e papranueshme që të trajtohet një pikë e veçantë e marrëveshjes bazë pa u garantuar me një plan real dhe të ekuilibruar të zbatimit të marrëveshjes së plotë. Keni parasysh se nuk mund të diskutohet vetëm për pikën e shtatë pa u siguruar që përmbushet pika e parë, dytë dhe e tretë që janë me rëndësi të veçantë për Kosovën dhe që nënkuptojnë njohjen de-facto…Ne duhet të shohim pamjen e përgjithshme, zbatimin e plotë të marrëveshjes dhe njohjen reciproke. Ndërkohë u dëshmua edhe në Bruksel se Serbia është pala deskturuktive që nuk dëshiron as zbatim dhe as normalizim të marrëdhënieve”, thotë deputeti i mazhorancës.

Ndërkaq, e sheh të domosdoshme largimin e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës.

Së fundmi diplomatët euro-amerikanët paraqitën një plan të ri për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit, ku mes tjerash prezantuan një draft për zbatimin e nenit 7 të marrëveshjes, që flet për vetëmenaxhimin e serbëve në Kosovë, rrjedhimisht themelimin e Asociacionit, të cilin kryeministri Kurti tha se është i gatshëm të nënshkruajë, krahas marrëveshjes bazë dhe aneksit, por që sipas tij Vuçiq refuzoi./

Tags: Adnan RrustemiAsociacioninjohja de-facto
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dita ndërkombëtare kundër diskriminimit

Dita ndërkombëtare kundër diskriminimit

Moti sot në Kosovë

Moti sot në Kosovë

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Mbi 200 persona të vrarë pas sulmeve amerikane dhe izraelite në 24 provinca të Iranit

Mbi 200 persona të vrarë pas sulmeve amerikane dhe izraelite në 24 provinca të Iranit

Shpërthime të reja dëgjohen në Dubai, re tymi mbi port

Shpërthime të reja dëgjohen në Dubai, re tymi mbi port

Dita ndërkombëtare kundër diskriminimit

Dita ndërkombëtare kundër diskriminimit

Moti sot në Kosovë

Moti sot në Kosovë

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën