TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Rrugës për sovranitet

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Pula: Krahasimi Kosovë – Ukrainë është absurd, e papranueshme të bëhet nga ne

Shkruan:  Shqiprim Pula

Qartësisht e kuptueshme se gjendja në Kosovë nuk po e kënaq asnjë qytetar normal plotësisht, e për rrjedhojë, kjo është krejt pasojë e dobësive tona të brendshme mbi organizimin politikë në mes e për rreth nesh. E për këtë, ndryshimi e avancimi cilësor është më se i domosdoshëm.

Pas përfundimit të luftës, brenda nesh, e kultivuam çlirimin mendor e shpirtëror por jo edhe territorial. Atëherë, sado që nuk paraqitej si çështje, deri më sot na doli të jetë çështje, madje jo e thjesht por komplekse dhe e rëndë politikisht. Vendi ynë, u godit politikisht së paku në dy momente me pasojë territorin, e para, me përfundimin e luftës nuk dolëm të integruar territorialisht, sepse veriu i vendit mbeti …po e quaj ‘kurrqysh’, dhe e dyta, pas shpalljes së mëvetësisë së Kosovës, “politikanët” në politikë, përsëri e lanë veriun të aneksuar politikisht e institucionalisht, si rezultat i organizimit të pamjaftueshëm në planin vendor por dhe në atë ndërkombëtar. E, për këtë sovranitet të pakompletuar dihen emrat e akterëve politikë. Moskrijimi i institucioneve shtetërore legjitime pas shpalljes së mëvetësisë dhe pas konfirmimit nga ana e GjND-së, në veriun e vendit me kohë, ka treguar saktësisht mungesën e vendosshmërisë për t’i bërë realitet përcaktimet politike mbi sovranitetin, siç të theksuara në nenin 2 të kushtetutës të Republikës së Kosovës. E fatkeqësisht, jetësimi i vullnetit nuk varet aspak nga deklarimi por nga vendosshmëria për t’a realizuar.

Çfarë në të vërtet e bëri Kosovën pa sovranitet të plotë territorial? fqinji ynë verior, Serbia, kufijtë që neve i shpallëm si republikan ajo i pranoi si administrativ, e për këtë, neve kemi zhvilluar bisedime; fqinji ynë verior, Serbia, për shkak të koncentrimit të qytetarëve të pakicës serbe në veriun e Kosovës, nxiste ndodhi, për të kërkuar njohjen e autonomisë së tyre, brenda Kosovës, edhe për këtë, neve kemi zhvilluar bisedime; fqinji ynë verior, Serbia, përmes ekzistencës së “lista srpska” ndër vitesh pengoi vendosjen e pushtetit legal madje kontestoi legjitimitetin e Republikës në atë pjesë të Kosovës; edhe për këtë, neve kemi zhvilluar bisedime në Bruksel.

Pra, neve, për organizimin e kujdesin e territorit dhe republikës tonë, pranuam të zhvillonim bisedime. Sovraniteti mbeti i cunguar.

Kështu nga paaftësia për t’u përballur me gjendjen dhe me mosmiratimin e një plani të shëndetshëm për rikthimin e gjendjes në normalitet dhe institucionalizimin e vendit, herë pas here, duke pritur momente më të volitshme, krijoji çmim për të gjithë ne, po për qytetarët e veriut më tepër. Ne, për të njëjtën çështje nuk kemi patur një të vetme pikëpamje për sa i takon sovranitetit, por disa, e për rrjedhojë, jemi gjendur të paorganizuar e duke mos e bashkërenduar konsistencën politike për ta bërë Kosovën me sovranitet mbi tërë territorin. Rruga për sovranitet, pavarësisht vëllimit të saj duhet shtrirë, për të plotësuar hartën politike por edhe atë gjeografike të brendshme të shtrirjes së rendit kushtetues e ligjor. Rrugën duhet vazhduar për ta kompletuar sovranitetin e munguar.

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të tëvë1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sundimtarët e errësirës moderne

Sundimtarët e errësirës moderne

A do t’i kemi rrëfenjat e reja kombëtare për realitetet e reja

A do t’i kemi rrëfenjat e reja kombëtare për realitetet e reja

Pastërtia mbi jetën? Jo më

Pastërtia mbi jetën? Jo më

Kuvendi i bllokuar: Kurti duhet të marrë përgjegjësinë

Kuvendi i bllokuar: Kurti duhet të marrë përgjegjësinë

Veteranët e UÇK-së publikojnë video para protestës: UÇK-ja është lavdi, jo aktakuzë

Veteranët e UÇK-së publikojnë video para protestës: UÇK-ja është lavdi, jo aktakuzë

IPK gjen mangësi në trajtimin e dhunës në familje nga Policia

Detonatorë të dyshimtë në gurëthyes – Policia nis hetimet për minime të kundërligjshme në Samadrexhë

Një muaj paraburgim për policin që rrahu qytetarin në Prizren

Pushkë, pistoleta dhe municion – Policia zbulon depo armësh në një pronë private në Ferizaj

Arrestohet një person në Prishtinë për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Dy gra të reja nga Kosova shpërblehen me çmime të rëndësishme në sigurinë kibernetike

Dy gra të reja nga Kosova shpërblehen me çmime të rëndësishme në sigurinë kibernetike

Arrestohen dy persona për posedim të substancave narkotike e armëmbajtje pa leje

Arrestohen dy persona për posedim të substancave narkotike e armëmbajtje pa leje

Para 9 vjetësh Majlinda bëri historinë dhe fitoi të artën në Olimpiadë

Para 9 vjetësh Majlinda bëri historinë dhe fitoi të artën në Olimpiadë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X