Kjo është barrikada që u vendosën në fshatin Rudarë të Komunës së Zveçanit nga serbët lokal pasditen e së dielës.
Rreth mesditës së të hënës pas kësaj barrikade po qëndroni disa qytetarë serb, të cilët pas orës 11:00 filluan të largoheshin.
E rreth orës 11:30 serbët lokal filluan t’i largojnë edhe kamionët që i kishin përdorur për barrikadë.
Si zakonisht në këto situata, në asistencë për largimin e barrikadave vijnë edhe ekipet e automekanikëve.
Pak e nga pak barrikada që kishte bllokuar rrugën për qarkullim, po zvogëlohej.
Kamioni i fundit kishte probleme teknike, andaj mund të largohej dot nga rruga.
Pasi përpjekjet e automekanikëve rezultuan pa sukses, serbët lokal përdorën një metodë tjetër për ta larguar këtë kamion nga rruga.
Më pastaj rruga u hap për qarkullim në drejtim të pikës kufitare në Jarinje.
Rreth 20 kilometra nga kufiri ishte vendosur një patrullë e Policisë së Republikës së Kosovës.
Nga këtu e deri në pikën kufitare të Jarinjës, rruga ishte e qetë dhe pa pengesa.
Nga afërsia e kufirit vërehej që ne pjesën e Serbisë kishte kolona të gjata të pritjes. Ndërsa nga pjesa e Republikës së Kosovës ishin duke pritur vetëm pak vetura.
Raporti i gazetarit Valmir Gallopeni.