TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rruga ‘Imer Musa’ në Pejë mbetet e paasfaltuar një vit pas punimeve – Komuna premton zgjidhje së shpejti

Rruga “Imer Musa” në lagjen Dardania 3 në Pejë, ka mbetur e paasfaltuar, që prej kur në këtë rrugë u bënë disa ndërhyrje për rregullimin e ujërave të zeza. Banorët e lagjes ankohen për vështirësitë që po u sjellë gjendja e rrugës.

by tëvë1
4 muaj ago
1 0
A A

Autori: Adea Mustafaj

Rruga “Imer Musa” në lagjen Dardania 3 të Pejës ka mbetur e asfaltuar pjesë-pjesë.

Kjo, pas ndërhyrjeve për rregullimin e ujërave të zeza një vit më parë.

Mirëpo prej asaj kohe, rruga nuk është rregulluar tërësisht.

Banorët ankohen për vështirësi në qarkullim.

Një nga ta është Xhavid Berisha, i cili u shpreh se kjo gjendje po ua vështirëson jetën e përditshme.

“Ka afër një vit që rruga është kështu. Kanë thënë që e kanë lënë shkaku i kyçjes së banorëve me kanalizim, por tash të gjithë janë kyçur në këtë rrugë. Tash veç po presim me u rregullu, sepse po na pengon me vetura, kalojnë njerëzit këndej pari, po është rruga e prishur, dëmtohen veturat”, ka thënë Berisha.

Të njëjtin hall ndan edhe Bashkim Haxhaj.

“Nuk po mujna me kalu me kerr këndej, se rruga është e keqe”, ka thënë qytetari.

Për këtë gjendje, nga Komuna e Pejës thonë se projekti është ende në zhvillim dhe se vonesat janë shkaktuar për shkak të problemeve teknike dhe juridike.

“Ky projekt është dyvjeçar, projekti vazhdon ende, por kemi ngecje momentalisht sepse në një pjesë në fshatin Loxh kemi hasur në rezistencë nga disa banorë, pasi që kalon në tokat e tyre dhe nuk lejojnë të vazhdohet kanalizimi. Janë duke kryer kanalizimin, tani do t’i kthehen rregullimit të rrugëve të dëmtuara”, ka thënë Agron Nikçi, drejtori i shërbimeve publike.

E nga opozita në Pejë po kërkohet më shumë përgjegjësi kur planifikohen projekte të tilla.

“Qytetarët janë pak të idhnuar, por tash nuk e di pse s’kanë arritur me e kry. Ka pasur probleme me buxhet Komuna shumë. Nuk po du me fajësu, se kjo na takon edhe neve. Kemi pasur probleme buxhetore, mirëpo besoj që ka me u përfundu ajo rrugë, megjithëse është dashtë menjëherë me u ndërtu pasi është vendos kanalizimi. Por besoj që në afat duhet me u ndërtu”, ka thënë Nezir Jahmurataj.

Ky projekt përfshin vendosjen e sistemit të ujërave të zeza për disa zona të Pejës, nga Raushiqi, Loxha, Grabovci, Dardania 3 e deri në Gorozhdec.

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile

Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile

Bernard Nikaj tërhiqet nga kandidatura e tij për deputet: Do të punoj për fitoren e Bedri Hamzës

Bernard Nikaj tërhiqet nga kandidatura e tij për deputet: Do të punoj për fitoren e Bedri Hamzës

Hamza mbledh Kryesinë e partisë: Mobilizimi për fitore ka nisur

Hamza mbledh Kryesinë e partisë: Mobilizimi për fitore ka nisur

Në mungesë të fondeve, Kosova rrezikon shërbimin për parandalim të vetëvrasjeve

Në mungesë të fondeve, Kosova rrezikon shërbimin për parandalim të vetëvrasjeve

City pa problem ndaj Xhakës e Sunderlandit, i afrohet në dy pikë kreut

City pa problem ndaj Xhakës e Sunderlandit, i afrohet në dy pikë kreut

Hetrik i Harry Kane, Bayerni e dominon Stuttgartin

Hetrik i Harry Kane, Bayerni e dominon Stuttgartin

Arbër Hoxha sërish vendimtar në derbin e zjarrtë kroat

Arbër Hoxha sërish vendimtar në derbin e zjarrtë kroat

Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile

Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile

Bernard Nikaj tërhiqet nga kandidatura e tij për deputet: Do të punoj për fitoren e Bedri Hamzës

Bernard Nikaj tërhiqet nga kandidatura e tij për deputet: Do të punoj për fitoren e Bedri Hamzës

Hamza mbledh Kryesinë e partisë: Mobilizimi për fitore ka nisur

Hamza mbledh Kryesinë e partisë: Mobilizimi për fitore ka nisur

Në mungesë të fondeve, Kosova rrezikon shërbimin për parandalim të vetëvrasjeve

Në mungesë të fondeve, Kosova rrezikon shërbimin për parandalim të vetëvrasjeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën