Një kamion është rrokullisur sot në Doganaj të Kaçanikut, tek vendi i quajtur “Fusha e Pajtimit”.
Kështu ka bërë të ditur për tëvë1.info zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli, i cili tha se përveç dëmeve material, nuk raportohet për të lënduar.
“Me datën 25.11.2024 , rreth orës 14:20 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik tek vendi i quajtur “Fusha e Pajtimit ,” në Kaçanik është një aksident komunikacioni rrugor, ku është përfshirë një kamion. Veç dëmeve të shkaktuara materiale nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Veseli.
Ai tutje tha se Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë në vendin e ngjarjes për të mësuar shkaqet e aksidentit.







