TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rrjeti i OJQ-ve Avonet, e quan vendim “skandaloz” një vendim të Gjykatës Supreme

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Ngriten çmimet e materialeve ndërtimore

Rrjeti i Organizatave Joqeveritare “Avonet”, ka reaguar rreth një vendimi të Gjykatës Supreme rreth një ndërtimi në Ferizaj.

“Qartazi vërehet se gjendja faktike e ka konstatuar gabimisht Gjykata Supreme kurse Gjykata Themelore dhe Gjykata e Apelit në mënyrë të drejtë e kanë konstatuar gjendjen faktike. Gjithashtu, sipas vendimeve gjyqësore të lartpërmendura (Aktvendimi A.nr.1365/23 i Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Aktvendimi AA.nr.855/23 i Gjykatës së Apelit), punimet në objektin në fjalë janë ndaluar qysh në gushtin e vitit 2023, ku në ato kohë po bëhej betonimi i pllakës mbi katin e katërt, e cila pas vendimit të gjykatës mbeti në gjysmë. Por kundërligjshëm, me udhëzime të Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit në Ferizaj, me vendimin e datës 08.04.2024 Inspektorati i Ndërtimit i lejoi punimet në objektin në fjalë. Rrjedhimisht, vazhdimi apo betonimi i pllakës mbi katin e katërt është bërë kundërligjshëm, e qe kjo u ndalua pas intervenimit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, përmes urdhrit të lëshuar me datë 19.04.2024. Ku pas këtij urdhri Komuna e Ferizajt, përmes Inspektoriatit të Ndërtimit u detyrua të ndërpres punimet në objektin në fjalë”, thuhet në reagim.

Sipas komunikatës, për AVONET, gjyqtarët Nebojsha Boriçiq, Ragip Namani dhe Rrustem Thaçi, ose janë të padijshëm ose janë të kapur nga mafia e betonit, ashtu siç është e kapur Drejtoria e Urbanizmit në Ferizaj, në këtë mes nuk ka një opsion të tretë. Këtë e mbështesim në të gjitha provat dhe faktet e përmendura më lartë.

“Ky vendim i marrur nga gjykata më e lartë e sistemit gjyqësor të Kosovës duhet të jetë shumë shqetësuese për çdo qytetar të Republikës së Kosovës, për faktin se gjyqtarët e kësaj gjykate gjatë ushtrimit të detyrave të tyre zyrtare, për të cilat paguhen nga taksat e taksapaguesëve të këtij vendi, duke i mbyllur sytë në mënyrë tendencioze nuk konstatojnë drejtë gjendjen reale dhe faktike në terren, duke shënuar të pavërteta dhe iluzione në vendimin gjyqësor në fjalë. Kështu që pashmangshëm duhet të themi se këto veprime e cenojnë rëndë integritetin dhe besueshmërinë e qytetarëve në organet e sistemit gjyqësor të Republikës së Kosovës. AVONET, konsideron se kjo duhet të jetë një alarm për veprim nga ana e Këshillit Gjyqësor të Kosovës”, thuhet në reagim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Opozita pritet të nxjerrë kandidat për president, jo të mbështesë Osmanin

Spahiu: Opozita pritet të nxjerrë kandidat për president, jo të mbështesë Osmanin

Musa: Dakordimi për pakon e nënkryetarëve të Kuvendit është pozitiv, shmang bllokadat

Musa: Dakordimi për pakon e nënkryetarëve të Kuvendit është pozitiv, shmang bllokadat

Dy tërmete në Tiranë – Lëkundje të forta ndihen në zonën e Kamzës

Pas tërmetit 4.8 ballësh, Komuna e Prishtinës u bën thirrje qytetarëve për kujdes

Tërmeti shkakton dëme materiale në një market në Prizren, qytetari bën thirrje për qetësi dhe solidaritet

Emisioni “Info Nata” 10.02.2026

Emisioni “Info Nata” 10.02.2026

Maloku: Abdixhiku dhe Osmani kanë dëshirë për të qenë president

Maloku: Abdixhiku dhe Osmani kanë dëshirë për të qenë president

Shërbimi Gjeologjik konfirmon tërmetin: Mund të shkaktonte rrezik për qytetarët dhe dëme materiale

Shërbimi Gjeologjik konfirmon tërmetin: Mund të shkaktonte rrezik për qytetarët dhe dëme materiale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën