TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rrjedhin fletëvotime të plotësuara në rrjetet sociale, nisin hetimet

Në rrjetin social Tik-Tok ditëve të fundit janë shpërndarë fletëvotime duke u plotësuar partitë politike. Prokuroria e shtetit në një komunikatë për medie ka bërë të ditur se kanë autorizuar policinë e Kosovë për të hetuar rastin. Arianit Elshani anëtar i KQZ-së nga radhët e PDK-së tha se ky veprim cenon rëndë integritetin e procesit zgjedhor deri sa konfirmoi se KQZ ka kërkuar nga Prokuroria dhe Policia të hetojnë rastet e publikimit të fletëvotimeve të plotësuar, veç e veç.

by Venhar Isufi
1 vit ago
2 0
A A

Votën e tij nga diaspora për zgjedhjet parlamentare në Kosovë po e tregon publikisht.

Kështu fletëvotime të plotësuara të subjekteve politike, sikur ky që ka siguruar Tëvë1 tash e disa ditë kanë rrjedhë në rrjetet sociale përmes videove dhe fotografive.

Për këtë rast Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit e ka autorizuar policinë e Kosovës për hetim duke cilësuar rastin “Cenim i fshehtësisë së votimit”.

“Në kuadër të këtij angazhimi dhe pas pranimit të informatave se ka raste të dyshuara në drejtim të veprës penale ‘Cenimi i fshehtësisë së votimit’, nga neni 215 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës të ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore”, thuhet nga Prokuroria e Shtetit

Pikërisht për këtë çështje, Arianit Elshani anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e PDK-së, tha se kanë ngritur shqetësime në mbledhjen e fundit.

“ Kjo cenon rëndë integritetin e procesit zgjedhorë të votimit të jashtë Kosovës prandaj unë bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos publikojnë, e para të mos votojnë në rrethe familjare dhe e dyta të mos i publikojnë këto në rrjete sociale. Është kërkuar që të iniciohen proceruda edhe nga Policia e Kosovës dhe nga Prokuroria për të trajtuar si rast veç e veç” , ka thënë Elshani.

Elshani theksoi se janë në koordinim të ngushtë me Ministrinë e Punëve të Jashtme që procesi i votimit me postë të shkon në mënyrë të rregullt.

“Komisioni qendror i zgjedhjeve ka punuar ngushtë edhe me ministrinë e punëve të jashtme që të organizoi këtë votim ashtu siç e parashikon ligji për zgjedhjet e përgjithshme. Tre mundësi për votuesit jashtë Kosovës, edhe sa i përket kutive postare edhe votimit me postë jemi siguruar që të bëjmë me aq sa kemi mundësi që të ruhet integriteti i procesit zgjedhorë”,thotë ai.

Ai shtoi se në këtë proces por edhe të tjerët ka persona që dëshirojnë të bllokojnë procesin zgjedhor duke manipuluar në mënyra të tilla.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Endrit Nika dënohet me 18 vjet burgim për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

Endrit Nika dënohet me 18 vjet burgim për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

Jashari uron besimtarët myslimanë: Ramazani muaj reflektimi, uniteti dhe sakrifice

Jashari uron besimtarët myslimanë: Ramazani muaj reflektimi, uniteti dhe sakrifice

Trumpi mbledh sot Bordin e Paqes, pjesëmarrëse edhe presidentja Osmani

Trumpi mbledh sot Bordin e Paqes, pjesëmarrëse edhe presidentja Osmani

Sulmoi fizikisht doktoreshën pasi nuk ia lëshoi një dokument mjekësor, arrestohet një burrë në Janjevë

Policia konfiskon vulë dhe dokumente në gjuhën serbe në Bernjak, nisin hetimet

Endrit Nika dënohet me 18 vjet burgim për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

Endrit Nika dënohet me 18 vjet burgim për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

“Fadil Vokrri” hap dyert sonte për Dritën evropiane

“Fadil Vokrri” hap dyert sonte për Dritën evropiane

Jashari uron besimtarët myslimanë: Ramazani muaj reflektimi, uniteti dhe sakrifice

Jashari uron besimtarët myslimanë: Ramazani muaj reflektimi, uniteti dhe sakrifice

Trumpi mbledh sot Bordin e Paqes, pjesëmarrëse edhe presidentja Osmani

Trumpi mbledh sot Bordin e Paqes, pjesëmarrëse edhe presidentja Osmani

Sulmoi fizikisht doktoreshën pasi nuk ia lëshoi një dokument mjekësor, arrestohet një burrë në Janjevë

Policia konfiskon vulë dhe dokumente në gjuhën serbe në Bernjak, nisin hetimet

Produktet “Made in Kosova” marrin identitet ndërkombëtar

Produktet “Made in Kosova” marrin identitet ndërkombëtar

Nis muaji i shenjtë i Ramazanit – kjo është vaktia e agjërimit

Nis muaji i shenjtë i Ramazanit – kjo është vaktia e agjërimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën