TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Rritja e pagës mesatare në sektorin privat, sindikalistët e sektorit privat i reagojnë Muratit

by TËVË 1
9 muaj ago
17
A A
Frika nga investimet rrit kursimet e qytetarëve në banka

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat në Kosovë i ka reaguar ministrit në detyrë, Hekuran Murati, në lidhje me rritjen e pagës mesatare në sektorin privat gjatë viti 2024.

Sipas tyre, kjo rritje ka ardhur si pasojë e mungesës së punëtorëve dhe kjo ka bërë që bizneset të rrisin pagën mesatare.

Të njëjtit theksojnë se gjatë vitit 2024 e deri tani nga Kosova janë larguar mbi 106 mijë punëtorë të Kosovës.

“Ky ish-ministër nuk i din shkaqet e kësaj rritje të pagës mesatare në sektorin privat të Kosovës, ose i din dhe nuk dëshiron të tregojë se pse erdhi deri të rritja. Në asnjë cent të rritur të kësaj page nuk keni dorë ju si Qeveri, por kjo erdhi fal fatkeqësisë së Kosovës nga e cila gjithherë sipas statistikave të Kosovës, në vitin 2024 e deri me tani Kosovën e lëshuan mbi 106 mijë punëtorë të Kosovës, kjo për shtete normale është një tragjedi, për të cilën ju kemi paralajmëruar para 3 vitesh se do të vijmë në këtë gjendje. Mungesa e madhe e punëtorëve e ka bërë që të rritet kjo pagë. Asnjë të drejtë nuk e keni se ka qenë Qeveri miqësore me bizneset, ju flisni për bizneset ne flasim për punëtorët. A thua pagat e mëdha i shtyjnë njerëzit që për një vit ta lënë Kosovën mbi 106 mijë të tillë. A thua dialogu i madh mes Sindikatave dhe Qeverisë tuaj e bëri këtë rritje”, thuhet në komunikatën e FSPTSPK drejtuar mediave.

Ministri në detyrë, Hekuran Murati, dje përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, tha se paga mesatare në sektorin privat vitin e kaluar ka shënuar rritjen më të lartë historikisht.

Sipas tij, në bazë të dhënave të publikuara nga ASK, në vitin 2024 paga mesatare në sektorin privat ka shënuar 598 euro bruto, apo 83 euro më shumë sesa viti paraprak.

Tags: FSPTSPKHekuran MuratiTeve1
Share2Tweet2

Postime të ngjashme

Shumë pakënaqësi në QKUK, por pak ankesa të deponuara në Ministrinë e Shëndetësisë

Shumë pakënaqësi në QKUK, por pak ankesa të deponuara në Ministrinë e Shëndetësisë

Tepricë e mësuesve, mbi 3 mijë mësimdhënës më shumë në shkollat në Kosovë

Tepricë e mësuesve, mbi 3 mijë mësimdhënës më shumë në shkollat në Kosovë

Dy muaj pritje për subvencionim të protezës së luftës

Dy muaj pritje për subvencionim të protezës së luftës

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

“Të freskët e kam kujtimin kur granata ra afër nesh” – Oda që shërbeu si shtab i UÇK-së

“Të freskët e kam kujtimin kur granata ra afër nesh” – Oda që shërbeu si shtab i UÇK-së

Pllakë përkujtimore për shtëpinë ku veproi shtabi i togut të parë të UÇK-së

Pllakë përkujtimore për shtëpinë ku veproi shtabi i togut të parë të UÇK-së

SBAShK: Edhe këtë vit, 7 Marsi na gjen me varg ankesash

SBAShK: Edhe këtë vit, 7 Marsi na gjen me varg ankesash

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën