TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rritja e pagës bazë dhe paga e 13-të, SBAShK: Qeveria duhej ta zbatojë që prej 2024

Në buxhetin e miratuar nga Qeveria të premtën që lamë pas është përfshirë edhe i zbatimi i pagës bazë me rritje prej 0.5 për qind për çdo vit përvojë pune nga 0.25% sa paguhet tani. Por nga Sindikata e Bashkuar thonë se ky ka qenë një urdhër nga Kushtetuesja që nga viti 2024. Madje nga kjo Sindikatë kanë folur edhe për premtimin që do të ketë pagë të 13-të.

by Doresa Geci
4 javë ago
3 0
A A

Pagë e 13 u është premtuar punëtorëve të sektorit publik.

E nga ky premtim i dhënë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti  gjatë prezantimit të projekt buxhetit  për vitin 2026, pritet të përfitojnë edhe mësimdhënësit.

Madje këtë buxhet që është miratuar të premtën që lamë pas nga Qeveria në detyrë, është përfshirë edhe zbatimi i pagës bazë me rritje prej 0.5 për qind për çdo vit përvojë pune nga 0.25 sa është tani.

Mirëpo nga Sindikata e Bashkuar kanë thënë se një gjë të tillë, Gjykata Kushtetuese e kishte obliguar që nga korriku i vitit 2024.

Por kjo nuk ka gjetur ende zbatim që më shumë se një vit e gjysmë.

“Pas ankesave që kemi bërë nga Sindikata tek Avokati i Popullit, Avokati i Popullit e ka dërguar në Kushtetuese dhe është konstatuar që ka qenë shkelje kushtetuese dhe Kushtetuesja e ka obliguar Qeverinë me përmirësu. Pra do të thotë se nuk është diçka që e ka vendos Qeveria por kjo është urdhër i Gjykatës Kushtetuese që është dashtë me zbatu Qeveria para një viti e gjysmë”, deklaroi Ymer Ymeri nga SBASh-u.

Nga kjo Sindikatë e kanë mirëpritur premtimin për pagën e 13-të, por kanë një kërkesë tjetër.

“Uroj që ta mban fjalën për pagën e 13-të për shkak se e ka propozuar në një buxhet që ende nuk ka shkuar në Kuvend dhe nuk e dimë që a ka të drejtë me qu në Kuvend apo nuk ka. Por para se të shkonte ky propozimi që është diskutabil i bëj ftesë cilësdo Qeveri që vjen që se paku me respektua Ligjin që e ka miratuar vet i cili thotë se vlera e koeficientit do të rritet në raport me rritjen ekonomike”.

Këto rritje po i mirëpret njohësi i arsimit, Rinor Qehaja.

Sipas tij, të njëjtat do të ndikojnë te mirëqenia e mësimdhënësve.

“Padyshim çfarëdo rritje në pagë qoftë edhe në koeficient që e rritë mirëqenien e mësimdhënësve por edhe gjithë shërbyesve civil është super e mirëseardhur dhe nuk besoj që mundet dikush me debatu të kundërtën. Ajo çfarë unë shpresoj që është që ky premtim të gjejë zbatim në momentin e parë dhe kjo të na kthehet në një performancë më të rritur dhe përkushtim më të rritur të komunitetit të mësimdhënësve”.

Qeveria në detyrë ka miratuar projektbuxhetin e vitit 2026 në vlerë prej 4 miliardë euro, i cili duhet të miratohet nga Kuvendi që të jetësohet.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Sot Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur

Personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë – Familjarët kërkojnë drejtësi me konferencë në Serbi

Viktor Buzhala i bashkohet Listës Guxo

Viktor Buzhala i bashkohet Listës Guxo

Gjuha e politikanëve e papranueshëme – analistët e vlerësojnë si taktikë për fushatë

Gjuha e politikanëve e papranueshëme – analistët e vlerësojnë si taktikë për fushatë

Çmimi i vezëve arrin deri në 6 euro – tregtarët fajësojnë kërkesën nga vendet fqinje

Çmimi i vezëve arrin deri në 6 euro – tregtarët fajësojnë kërkesën nga vendet fqinje

Bora shënon fitore të madhe, mposht Prishtinën në Mitrovicë

Bora shënon fitore të madhe, mposht Prishtinën në Mitrovicë

Shpërthen Mo Salah: “E papranueshme, dikush në klub nuk më do

Shpërthen Mo Salah: “E papranueshme, dikush në klub nuk më do

​Sot Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur

Personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë – Familjarët kërkojnë drejtësi me konferencë në Serbi

Viktor Buzhala i bashkohet Listës Guxo

Viktor Buzhala i bashkohet Listës Guxo

​Inteligjenca artificiale do ta ndryshojë kreativitetin, thotë Bill Gates

​Inteligjenca artificiale do ta ndryshojë kreativitetin, thotë Bill Gates

Barcelona lidere, Ferran Torres realizon hetrik

Barcelona lidere, Ferran Torres realizon hetrik

Leeds trondit Liverpoolin, i nxjerr barazimin për 3:3 në kohën shtesë

Leeds trondit Liverpoolin, i nxjerr barazimin për 3:3 në kohën shtesë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën