TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rritja e çmimeve, Kusari-Lila: Do të caktohet marzha e fitimit mbi të cilat nuk guxon të tregtohet

by teve1
1 orë ago
0
A A
Rritja e çmimeve, Kusari-Lila: Do të caktohet marzha e fitimit mbi të cilat nuk guxon të tregtohet

Ministrja e Ndërmarrësisë, Industrisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka dhënë detaje se si do të zbatohet në praktikë Projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në rastet e veçanta të destabilizimit në treg.

Pas miratimit në qeveri, ajo tha se bordi i themeluar nga Kuvendi do të përcaktojë saktë një listë të produkteve për mbikëqyrjen e çmimeve, mbi të cilat nuk guxon të tregtohet.

Sipas saj, interesi thelbësor i ligjit është të ruhet interesi i qytetarëve në rastet kur tregu destabilizohet pas krizave globale.

“Në këtë rast mund të përcaktojmë saktë se për një listë të produkteve të miratuara nga bordi për mbikëqyrjen e çmimeve do të ketë çmime mbi të cilat nuk guxon të tregtohet. Në situata të tilla do të ketë një mbikëqyrje dhe sanksionim më të rreptë. Kjo do të përcillet me fushatë informuese edhe për konsumatorët dhe operatorët. Ideja nuk është të krijojmë panikë ose humbje të produkteve në treg, por të ruhet interesi i qytetarëve. Në secilën krizë ka të tillë që synojnë përfitimin.”

Ajo në konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë tha se edhe caktimi i marzhës së fitimit për derivatet po jep rezultate konkrete.

“Vendimi për përcaktimin e marzhës së fitimit në derivate ka funksionuar. Ne kemi përcjellë tregun dhe ka pasur keqkuptim mbi atë se cili është çmimi. Ne nuk kemi vendosur çmim tavan, por kemi vendosur marzhë të fitimit. Ajo është e lidhur me çmimin e importit. Rrjedhimisht, nëse në një ditë çmimi në doganë pas akcizës dhe TVSH-së ka qenë 1 euro e 60 cent, marzha ka mundur të shkojë deri në 1 euro e 74 cent. Shumica e operatorëve kanë përdorur pjesën prej 2 deri në 8 cent, nuk e kanë përdorur çmimin maksimal. Ka pasur katër raste të shkeljes së këtij vendimi dhe janë në procedurë”, tha ajo.

Pjesë e konferencës ishte edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili tha se me Projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor zvogëlohet pabarazia në ofrimin e shërbimeve.

Sipas tij, ky projektligj përfshin të gjithë popullatën dhe synimi kryesor është qasja universale në shërbime shëndetësore. Sipas tij, me këtë ligj do të përshpejtohet arritja e mbulimit shëndetësor universal, do të përmirësohet mirëqenia dhe shëndeti i qytetarëve, si dhe do të zvogëlohet varfëria dhe pabarazia në ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

Ai tregoi se si do të bëhet kontributi në fondin për sigurimet shëndetësore.

“Për të gjithë të punësuarit në sektorin publik dhe privat do të ekzistojë masa prej 3.5 për qind nga punëtori dhe 3.5 për qind nga punëdhënësi që do të paguajnë si kontribute për mbushjen e fondit të sigurimit të detyrueshëm shëndetësor. Ky nuk do të jetë zëvendësim i buxhetit aktual dhe do të rritet akoma, por kësaj do t’i shtohet edhe pjesa e primeve që do të mblidhet nga kjo shtatë përqindësh në total. Sot, nëse flasim, kemi një buxhet rreth 400 milionë euro dhe me primet në vitin e parë pritet t’i shtohen edhe 150 milionë euro dhe të shkojë buxheti në 550–600 milionë euro”, tha ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ministrat e Bujqësisë Kosovë-Shqipëri dakordohen për bashkëpunim më të ngushtë për siguri ushqimore

Ministrat e Bujqësisë Kosovë-Shqipëri dakordohen për bashkëpunim më të ngushtë për siguri ushqimore

Hoti: Çmimet e derivateve u rriten për 40 %, e çuditshme që qeveria nuk merr masa

Hoti: Çmimet e derivateve u rriten për 40 %, e çuditshme që qeveria nuk merr masa

Kusari-Lila: Prekja e TVSH-së apo akcizës ndikon vetëm tek operatori, jo te qytetari

Kusari-Lila: Prekja e TVSH-së apo akcizës ndikon vetëm tek operatori, jo te qytetari

Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Kosovës

Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën