TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Rritet numri i të prekurve me kancer të gjirit në Kosovë

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Krahasuar me vitet paraprake, rritet numri i rasteve me kancer të gjirit

Numri i të prekurve me kancer të gjirit në Kosovë është rritur për më shumë se 10% në shtatë mujorin e vitit 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Deri në gjysmën e gushtit të këtij viti, 270 persona janë diagnostifikuar me këtë sëmundje malinje, ku katër prej tyre janë meshkuj.

Nga Klinika e Onkologjisë thonë se ka nevojë për rritje të stafit mjekësor, ndërsa shprehen se u mungon një hapësirë më e madhe për të trajtuar pacientët. Sa i përket furnizimit me barna esenciale, nga kjo klinikë thonë se qëndrojnë mirë.

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi  tha se numri i të prekurve me kancer të gjirit po rritet nga viti në vit, ndërsa shton se ky numër mund të kalojë mbi 450 deri në fund të vitit.

“Numri është duke u rritur nga viti në vit, dhe kemi diku 10-15 për qind raste më shumë nga viti në vit dhe për shtatë mujorin e parë të këtij viti 2023, ne kemi identifikuar rreth 1230 raste me kancer në total të të gjitha rasteve. Kurse, në veçanti me kancer të gjirit, kemi për shtatë mujorin e parë 270 raste me kancer të gjirit, që për periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është diku për 10 për qind pak më shumë se vitin e kaluar”, tha Kurtishi për KP.

Kurtishi u shpreh se Klinika e Onkologjisë ka nevojë për rritje të stafit mjekësor, duke shtuar se po mungojnë edhe hapësirat për dhënien e terapisë së pacientëve.

“Ne kemi nevojë akoma më tepër me pas staf edhe superior, dhe shpresojmë që deri në fund të vitit ose vitin tjetër të hapen specializime edhe nga lëmia e Onkologjisë, sidomos nga Onkologjia Mjekësore dhe nga Radioterapia. Pasi që, ne kemi nevojë për staf shtesë të mjekëve, dhe nëse mendojmë që edhe të hapim një degë tjetër në një qendër tjetër në Kosovë, atëherë normalisht që duhet të kemi edhe specializantë të rinj”, tha Kurteshi.

Kurtishi është shprehur i kënaqur edhe me pajisjen me aparatura të reja, për të cilat shprehet se të njëjtat iu kanë lehtësuar jetën pacientëve, duke mos pasur nevojë të shkojnë jashtë vendit për trajtim. Ai shton se planifikojnë që ta reduktojnë listën e pritjes në zero për kontrolle.

Kurtishi tha se ka mungesë të disa barnave esenciale, por që sipas tij, janë të furnizuar mjaftueshëm me ato më kryesoret dhe më të shtrenjtat.

“Ne jemi të furnizuar mirë me barna, dhe sidomos deri në këto momente kur po flasim, përpos disa barnave të cilat në mungesë të autorizim marketingut, edhe për ato jemi në procedurat e zgjidhjes së atyre problemeve. Pra janë diku pesë ose gjashtë ilaçe dhe së fundi këto dy-tri javët e fundit, kemi pas mungesa të vogla në dy-tre preparate të cilat janë harxhuar dhe ne presim që ato t’i marrim shumë shpejt në klinikë”, potencoi Kurtishi.

Në anën tjetër, Kurtishi tha se duhet të rritet numri i njerëzve që e bëjnë mamografinë, ngaqë sipas tij, kështu mund t’i shmangemi sëmundjes.

Klinika e Onkologjisë në QKUK është i vetmi institucion shëndetësor në vendin tonë që ofron shërbime specifike për pacientët me sëmundje malinje.

Tags: Ilir KurtishiKanceri i gjiritKlinika e Onkologjise
ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksidentohet autoambulanca e Spitalit të Pejës gjatë transferimit të pacientit për në QKUK, lëndohet stafi mjekësor

Aksidentohet autoambulanca e Spitalit të Pejës gjatë transferimit të pacientit për në QKUK, lëndohet stafi mjekësor

PZAP e konfirmon që kanë pranuar ankesë nga Lista Serbe

Vendosja e posterëve në objekte banesore, PZAP gjobit Listën Serbe

​Përfundon shtypja e fletëvotimeve për zgjedhjet e 12 tetorit, gjatë ditës do të arrijnë në Kosovë

​Përfundon shtypja e fletëvotimeve për zgjedhjet e 12 tetorit, gjatë ditës do të arrijnë në Kosovë

“Kobra” nis dhënien e mbrojtjes, thotë se viktimën nuk e ka njohur asnjëherë

Prokuroria: “Kobra” veproi me dashje dhe në mënyrë të vrazhdë për të treguar forcën

​Erion Veliaj mbetet në burg

Erdogan para OKB-së shfaq imazhe të fëmijëve të uritur në Gaza

Erdogan: Kapja e Flotës nga Izraeli e ilustron “brutalitetin në Gaza”

PZAP e konfirmon që kanë pranuar ankesë nga Lista Serbe

Vendosja e posterëve në objekte banesore, PZAP gjobit Listën Serbe

​Përfundon shtypja e fletëvotimeve për zgjedhjet e 12 tetorit, gjatë ditës do të arrijnë në Kosovë

​Përfundon shtypja e fletëvotimeve për zgjedhjet e 12 tetorit, gjatë ditës do të arrijnë në Kosovë

“Kobra” nis dhënien e mbrojtjes, thotë se viktimën nuk e ka njohur asnjëherë

Prokuroria: “Kobra” veproi me dashje dhe në mënyrë të vrazhdë për të treguar forcën

​Largohet shenja me mbishkrim cirilik në veri të Mitrovicës

​Largohet shenja me mbishkrim cirilik në veri të Mitrovicës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën