TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rritet numri i qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore si pasojë e të nxehtit

Këto ditë në Kosovë po mbizotërojnë temperatura të larta. Por janë rritur edhe rastet ku qytetarët vizitojnë qendrat e mjekësisë familjare për shkak të problemeve nga të nxehtit. Se cilat janë këshillat dhe rekomandimet se si të mbrohemi tregon kronika në vazhdim.

by Rinesa Osmanaj
1 vit ago
0
A A
IKSHPK kërkon kujdes për shkak të temperaturave të larta

Temperaturat janë rritur.

E bashkë me to, edhe ankesat e qytetarëve nga të nxehtit.

Nga ky mot, më së shumti po e pësojnë të moshuarit e personat me probleme kronike.

Mursel Hoti, është njëri nga qytetarët që erdhi për tu kontrolluar në Qendrën  Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë si shkak i temperaturave të larta.

“Nxehtësia e madhe e pak po na mundon normal veç po duhet me u ruajt. Doktoresha tha ruajuni mos dilni ju të moshuarit mos me dal por vetëm në mëngjes dhe në mbrëmje”, thotë qytetari Mursel Hoti.

E Drita Shahini është e vetëdijshme për rrezikun që mund të paraqesin temperaturat e larta.

“Jo nuk kemi ardh me marrë këshilla, vazhdimisht si fëmijët si të rriturit i mbajmë brenda që me u fresku ose ujë sa ma shumë edhe tjetër diçka jo”, thotë ajo.

Në lidhje me këtë çështje, foli edhe Doktoresha e QKMF-së, Ajtene Islami.

Ajo tregoi se cila është koha e përshtatshme për ekspozim ndaj këtyre temperaturave.

“Njerëzit paraqiten me lodhje, mundim, kokëdhimbje, djersitje deri te alivanosja. Personat të cilët preken më së shumti prej temperaturave të larta janë fëmijët e vegjël të cilët ekspozohen kohë pas kohe dhe në mesditë në temperatura të larta, pleqtë mandej ata me sëmundje kronike. Këshilla është mos ti ekspozohen këtyre temperaturave mundësisht prej orës 10 deri në ora 16”, thotë Ajtene Islami- doktoreshë në QKMF në Prishtinë.

Islami foli edhe për punëtorët të cilët punojnë në ndërtimtari, të cilët janë më së shumti të ekspozuar gjatë pikut të të nxehtit.

Duhet me pas kujdes edhe ata të cilët punojnë dhe duhet të dalin jashtë dhe në lartësi të mëdha në ndërtesa, atëherë ata duhet me pas veshje adekuate që i rezistojnë nxehtësisë dhe kapela mbrojtëse”, ka treguar ajo.

“Fikni sa më shumë pajisje elektrike”, “Pini ujë rregullisht”,  “Mos e mbuloni kurrë një karrocë fëmijësh me pëlhurë të thatë”, janë disa prej këshillave dhe rekomandimeve që jep edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në baza ditore në këto ditë të nxehta vere.

Aktualisht Kosova është në dritën e verdhë sa i përket këtyre vlerave të larta të temperaturave.

Madje, sipas Instituti Hidrometeorologjik në ditët vijuese kjo situatë meteorologjike mund të krijoj kushte edhe për alarm të kuq,sepse temperatura e ajrit kur kalon më e lartë se temperatura e trupit të njeriut {37C}, atëherë mund të shkaktojë probleme serioze në organizmin e njeriut.

Tags: shtimi i numrit te pacientëveTemperaturat e larta
ShareTweet

Postime të ngjashme

Franca kërkon që kryesit e sulmit terrorist të Banjskës të dalin para drejtësisë

Franca kërkon që kryesit e sulmit terrorist të Banjskës të dalin para drejtësisë

Operacioni “Qielli i Thyer”: Arrestohen 7 persona për grup kriminal e drogë në Prishtinë dhe Pejë

Operacioni “Qielli i Thyer”: Arrestohen 7 persona për grup kriminal e drogë në Prishtinë dhe Pejë

KQZ-ja fillon trajnimin e stafit që do të angazhohet për zgjedhjet e 9 shkurtit

​Nisen të gjithë zarfet me fletëvotime për votim jashtë Kosovës

Basha dhe krerët shtetërorë vizitojnë familjen e heroit Afrim Bunjaku në përvjetorin e dytë të rënies

Basha dhe krerët shtetërorë vizitojnë familjen e heroit Afrim Bunjaku në përvjetorin e dytë të rënies

Mbreti i Spanjës: Bota pa rregulla përbën një territor të paeksploruar, po kthehemi në mesjetë

Pesë ushtarë izraelit të vrarë dhe 14 të plagosur në Gaza

Rreth një milion palestinezë mbeten pa ujë në zonën që Izraeli e ka caktuar si “të sigurt”

Operacioni “Qielli i Thyer”: Arrestohen 7 persona për grup kriminal e drogë në Prishtinë dhe Pejë

Operacioni “Qielli i Thyer”: Arrestohen 7 persona për grup kriminal e drogë në Prishtinë dhe Pejë

KQZ-ja fillon trajnimin e stafit që do të angazhohet për zgjedhjet e 9 shkurtit

​Nisen të gjithë zarfet me fletëvotime për votim jashtë Kosovës

Basha dhe krerët shtetërorë vizitojnë familjen e heroit Afrim Bunjaku në përvjetorin e dytë të rënies

Basha dhe krerët shtetërorë vizitojnë familjen e heroit Afrim Bunjaku në përvjetorin e dytë të rënies

Katër ushqime të njohura që mund të sabotojnë humbjen e peshës

Katër ushqime të njohura që mund të sabotojnë humbjen e peshës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën