TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Rritet numri i personave që hynë në Kosovë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Viti 2022 sjell numër rekord mërgimtarësh në vendlindje

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara ka deklaruar se vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ka mbi 1.5 milionë udhëtarë.

Gara thotë se vitin e kaluar numri i udhëtarëve ka qenë afër 3 milionë, ndërsa në këtë vit shpreson që kjo shifër të tejkalohet.

“Ne kryesisht kemi rritje të numrit të udhëtarëve, nëse krahasojmë periudhën e vitit të kaluar me këtë periudhë të këtij vitit, kemi rritje për 15 për qind, ndërkaq në muajin qershor kemi një rritje rreth numrit të udhëtareve për 10 për qind…Ne vetëm në gjashtëmujorin e parë kemi mbi 1.5 milion udhëtarë. Vitin e kaluar pothuajse kemi arritur deri tek shifra 3 milionë, por nuk është arritur kjo shifër e saktë, andaj këtë vit presim që kjo shifër të tejkalohet. Tani vetëm se jemi në fillim të sezonit veror, prandaj besojmë se do të kemi një fluks më të madh, sidomos tani në muajin korrik dhe gusht”, thotë Gara.

Derisa thotë se Zvicra prin me numrin më të madh të udhëtarëve, Gara nënvizon se pas liberalizimit të vizave, nga viti i ardhshëm presin fluks më të madh të numrit të udhëtarëve.

Ajo tha se presin se pas liberalizimit të vizave të kemi një fluks edhe më të madh të udhëtarëve.

Presim që gjatë vitit të ardhshëm për shkak të liberalizimit të vizave të kemi një fluks edhe më të madh të numrit të udhëtarëve…Ne jemi duke punuar vazhdimisht në këtë drejtim, duke rritur kapacitetet tona, si të infrastrukturës, dhe të burimeve njerëzore, besojmë se çdo gjë do të shkojë siç është më së miri”, vijon Gara.

Ndërsa, nga Policia e Kosovës në një përgjigje me shkrim bënë të ditur se numri i personave që kanë hyrë në pikat kufitare të Kosovës vetëm për gjashtë muajt e parë të këtij viti është mbi 4 milionë e 300 mijë. Ndërsa, për periudhën e njëjtë është mbi 4 milionë e 200 mijë. (te montazha wshtw grafika qw e kanw dwrguar policia)

Ndërkohë, të shumtë janë familjarët që i presin me padurim e me mall të afërmit e tyre.

Qytetarja, Shkendije Karanxha, e cila pret vajzën në aeroport thotë se mezi pret ta takojë.

“Unë që tri vite e kam vajzën jashtë, menzi po e presim. Tash veç sa ka mbërri dhe jemi duke e prit me dalë, vjen prej Gjermanisë…Është shumë vështirë, si nënat. Për nipin gjithashtu jam përballuar shumë…Bile rruga gjatë mu ka dokë, vajza kur e ka parë aeroplanin tu ateru, u gëzuam, ndjenjë e mirë, menzi po e presim…Por, sërish më mirë, shyqyr se janë atje, kushtet më të mira”, thotë Karanxha.

Edhe qytetari Ymerzad Zubaku, i cili ka ka shumicën e familjarëve në shtete të ndryshme evropiane, shprehet i mërzitur me ikjen e tyre nga vendi.

Zubaku shpreson që e ardhmja e afërt të jetë më e mirë, në mënyrë që mos të braktiset vendi kaq shumë nga të rinjtë.

“Malli na ka marrë, por faleminderit se po vinë shpesh po na vizitojnë dhe po kalojmë diqysh, se malli na merr për nipa e mbesa, u përvëluam…Të gjithë i kam jashtë, veç një e kam këtu (vajzën)…Janë shku jashtë për një jetë më të mirë…Por, dashtë zoti të mos i përcillni edhe ju sikur ne, por dashtë zoti të bëhet mirë këtu e nuk na hupin…Po treten rinia, po hupin”, thotë Zubaku.

Ndërsa, qytetari Liridon Bytyqi, i cili jeton në Gjermani thotë se çdoherë e më shumë Kosova po zmbrapset nga të rinjtë.

Bytyqi për KP thotë se nëse në Kosovë rregullohet çështja e sigurimit shëndetësor, do të kthehet këtu për të jetuar.

“Jetoj në Gjermani që shtatë vite me familje…Në Kosovë kam motrën dhe gjyshen e familjarë të tjerë…Është ajo ndjenja që kur largohesh prej këtu njëfarë freskie, do flutura në bark…Në të ardhmen e afërt mendoj të kthehem në Kosovë, nëse rregullohet pak çështja e sigurimit shëndetësor, aty është problemi, se atje nëse lëndohesh në punë, ose nëse nuk punon e ke një pagesë, ndërsa këtu është problemi tek sigurimi. Unë kam jetuar më herët në Kosovë dhe kam punuar, por atë ditë që nuk kam punuar ka qenë muaji pak më i dobët…Mirëpo, sa herë vi më duket më dobët, më pak njerëz kishte këtë herë, sepse un kam qenë edhe para një muaji, por për një muaj vërehet një dallim i madh, më pak njerëz, rini më pak”, shprehet Bytyqi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohen në Skenderaj pesë persona të dyshuar për krime lufte

Prokuroria Speciale: Vazhdojnë hetimet ndaj Shkelzen Gashit për ekspozitën në Prishtinë

Milanoviq: Nuk ka kushte që Vuçiq të vijë në Kroaci, e anuloj samitin Brdo-Brioni

Milanoviq: Nuk ka kushte që Vuçiq të vijë në Kroaci, e anuloj samitin Brdo-Brioni

Presidentja ndan mbi 200 dekorata – nesër nderohet edhe Kombëtarja e futbollit

Presidentja ndan mbi 200 dekorata – nesër nderohet edhe Kombëtarja e futbollit

Cakolli: Gjykata Kushtetuese mbylli diskutimin për përbërjen e KQZ-së

Kryesia e Kuvendit diskuton për ekspozitën të cilës ia miratoi financimin

Kryesia e Kuvendit diskuton për ekspozitën të cilës ia miratoi financimin

Kurti konfirmon se së shpejti nis bisedimet me opozitën për presidentin

Kurti konfirmon se së shpejti nis bisedimet me opozitën për presidentin

Huruglica për pagën e 13-të: Nuk u trajtuan barabartë të gjitha kategoritë

Huruglica për pagën e 13-të: Nuk u trajtuan barabartë të gjitha kategoritë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën