TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Rriten vlerat e manganit në Badoc, rekomandohet që uji të mos pihet

nga TËVË 1
10 muaj më parë
0
A A
​Rriten vlerat e manganit në Badoc, rekomandohet që uji të mos pihet

Instituti Kombëtar I Shëndetit Publik, ka njoftuar se rezultatet laboratorike të mostrave të marra nga uji i Badovcit kanë dalë se ka tejkalim të standardit për mangan.

IKSHPK ka rekomanduar që uji të mos pihet.

“Ditën e djeshme, ekipi i IKSHPK-së ka marrë 16 mostra në Zonën – PR03, e cila furnizohet nga Impianti për trajtimin e ujit në Badoc (mostrat e marra janë të shpërndara në tërë zonën e furnizimit nga ky impiant), me qëllim të pasqyrimit sa më real të gjendjes dhe kryerjes së analizave të ujit. Nga rezultatet laboratorike, 15 mostra nga numri total i mostrave të marra rezultojnë me tejkalim të standardit për Mangan. Tejkalimet fillojnë nga vlera më e ulët prej 0.062mg/L deri në vlerën më të lartë 0.250 mg/L”, thuhet në njoftim duke u sqaruar se norma e lejuar për Mangan në ujin për pije është 0.05 mg/L.

Në një komunikatë për media nga IKSHPK thuhet se mangani konsiderohet një lëndë ushqyese thelbësore dhe kontribuon në shumë funksione trupore, duke përfshirë metabolizmin e aminoacideve, kolesterolit, glukozës dhe karbohidrateve, në formimin e kockave, mpiksjen e gjakut dhe reduktimin e inflamacionit, vlerat mbi 50 µg/L në ujin e pijshëm sillet si ndotës dhe ka ndikim të dëmshëm në shëndet, e posaçërisht tek fëmijët deri në 5 vjeç.

“Të dhënat e analizave të bëra dhe krahasimi i tyre me të dhënat e ditëve paraprake si dhe përvoja nga situata e vitit 2023, na tregojnë se gjatë kohëzgjatjes së këtij fenomeni, vlerat e manganit kanë tendencë të rritjes së vazhdueshme ditë pas dite, andaj IKSHPK për këtë periudhë rekomandon që uji të mos konsumohet për pije dhe të përdoret si ujë teknik për higjienë personale dhe ambientale”, thuhet në njoftim.

Duke pasur parasysh rezultatet e lartpërmendura, IKSHPK ka rekomanduar KRU “Prishtina” që:

Të kontrollohet procesi i dezinfektimit në mënyrë që vlera e Cl rezidual të jetë 0.1-0.2mg/L, e cila garanton cilësinë e ujit në aspektin bakteriologjik dhe në të njëjtën kohë ndihmon në proceset oksido-reduktive; Të përcjellët ndotja organike (TOC) në ujin e liqenit dhe në rrjetin shpërndarjes; Zbatimi i procedurave standarde për situatën e krijuar në të gjitha fazat e trajtimit të ujit; Shpëlarja e rrjetit shpërndarës – gypave magjistral; Shpëlarja e rrjetit shpërndarës – segmenteve të vogla; Të sigurohet ujë higjienik për pije për qytetarët.

“IKSHPK njofton se deri me datën 02.10.2024 në rezultatet e mostrave të marra sipas planit të Monitorimit për ujin e pijshëm, nuk ka pasur mostra që kanë rezultuar me vlera të shtuara të manganit mbi standardin e paraparë (0.05 mg/L) sipas Udhëzimit Administrativ Nr: 10/2021 ‘Për cilësinë e ujit të destinuar për konsum nga njeriu’. Bashkëngjitur, harta me zonat që furnizohen nga Liqeni i Badovcit”, përfundon njoftimi.

Tags: badocmanganUje
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndalohet për 48 – orë polici që plagosi 16 – vjeçarin në Istog

Arrestohet një zyrtare policore

KRU Prishtina vazhdon aksionin për shkyçjen e konsumatorëve ilegal

KRU Prishtina vazhdon aksionin për shkyçjen e konsumatorëve ilegal

Vdes një person në KIinë, u lëndua gjatë përpjekjeve për shuarjen e një zjarri

Murati: S’ka nevojë të pritet 30 ditë, procedojmë me votim të fshehtë nesër konstituohet Kuvendi

Murati i reagon Mustafës, tregon pse në vitin 2017 disa zyrtarë të LDK-së liruan zyrat

Ndalohet për 48 – orë polici që plagosi 16 – vjeçarin në Istog

Arrestohet një zyrtare policore

KRU Prishtina vazhdon aksionin për shkyçjen e konsumatorëve ilegal

KRU Prishtina vazhdon aksionin për shkyçjen e konsumatorëve ilegal

Vdes një person në KIinë, u lëndua gjatë përpjekjeve për shuarjen e një zjarri

Diskualifikohet garuesi kosovar në Mal të Zi pasi bëri simbolin e shqiponjës dykrenare

Diskualifikohet garuesi kosovar në Mal të Zi pasi bëri simbolin e shqiponjës dykrenare

Muri që po prishte e zë poshtë, vdes 51-vjeçari

Muri që po prishte e zë poshtë, vdes 51-vjeçari

Murati: S’ka nevojë të pritet 30 ditë, procedojmë me votim të fshehtë nesër konstituohet Kuvendi

Murati i reagon Mustafës, tregon pse në vitin 2017 disa zyrtarë të LDK-së liruan zyrat

Mustafa: Dialogu që po zhvillohet në stilin “Merre ose Lëre”, është i turpshëm

Mustafa: Qeveria në detyrë nuk mund të qëndrojë në pushtet duke shkelur ligjin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X