TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, nga Dubai e Izraeli qytetarët rrëfejnë për Tëvë1 situatën në terren

by TËVË 1
1 muaj ago
1
A A
Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, nga Dubai e Izraeli qytetarët rrëfejnë për Tëvë1 situatën në terren

Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme kanë përshkallëzuar ndjeshëm situatën e sigurisë, pas sulmeve të raportuara në disa shtete të rajonit, përfshirë Dubai, Abu Dhabi, Doha, si dhe në Bahreini dhe Kuvajti.

Sipas raportimeve, një person ka humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur në aeroportet në Dubai dhe Abu Dhabi, ndërsa Irani ka nisur sulme në të gjithë rajonin, si reagim ndaj një sulmi masiv dhe të vazhdueshëm kundër tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli.

Elson Bytyqi, banor rezident në Dubai, thotë se situata është shqetësuese, por qyteti vazhdon të funksionojë.

“Situata është shqetësuese, sepse njerëzit kanë frikë të dalin jashtë, por aktiviteti në Dubai nuk është ndërprerë. Njerëzit mund të dalin në restorante ose hotele. Çdo person, qoftë rezident apo turist, është i mbrojtur. Dubai na ka dhënë mundësinë të mbrohemi dhe kemi instruksione se si të qëndrojmë në shtëpi, hotele dhe në rrugë. Për momentin vetëm aeroporti është problem. Shteti po na dërgon mesazhe në telefon se si të veprojmë”, deklaroi ai në emisionin “Mesditë” në Tëvë1.

Sipas tij, situata është e pazakontë, por ai shpreh bindjen se brenda 24 orëve pritet rikthimi i normalitetit.

Ndërkohë, gazetarja Ita Gani, e cila jeton në Izrael, përshkruan një realitet shumë më të rëndë.

“Situata vazhdon të jetë shumë e vështirë edhe në këto momente. Ne duhet të jemi brenda në dhomat e sigurimit. Kishim një sulm shumë të fortë para 10 minutash nga Irani, vazhdon të jetë luftë e vështirë që nuk i ngjan asnjë lufte tjetër dhe gjithmonë jemi të mbyllur në shtëpi dhe në dhoma të sigurimit. Sulmi ishte në gjithë Izraelin, nuk kuptoj nëse ka ndonjë objektiv të caktuar, sepse është ndryshe nga herët e tjera. Gjithë populli po merr sinjalin që fillon sulmi i Iranit. Nga ky moment të gjithë duhet të jenë afër dhomës së sigurimit. Kështu që nuk ka ndonjë dallim se ku do të gjuaj dhe ku do të bjeri. Një raketë e Iranit është shumë e vështirë dhe shumë e fortë se po ra do të shkatërrojë një lagje të tërë”, deklaroi ajo.

Sipas saj, sulmet kanë përfshirë të gjithë territorin e Izraelit dhe qytetarët marrin sinjale paralajmëruese për fillimin e sulmeve, duke u detyruar të qëndrojnë pranë hapësirave të mbrojtura.

“Një raketë e Iranit është shumë e fortë dhe nëse bie, mund të shkatërrojë një lagje të tërë”, shtoi ajo, duke theksuar se aktualisht në vend funksionojnë vetëm supermarketet, ndërsa gjithçka tjetër është e mbyllur.

Ajo shtoi se Izraeli do të vazhdojë operacionet ushtarake deri në arritjen e objektivave të tij.

/teve1.info/

Tags: DubaiIranIzraelTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

KGJK kërkon nga Avokati i Popullit që Ligjin për Paga ta referojë në Kushtetuese

Trajtoi shumë raste, si performoi Kushtetuesja këta muaj?

Mos-pagesa për rrezikshmërinë në punë, policët paralajmërojnë protesta

Siguria publike në Kosovë vlerësohet e qetë, kërkohet më shumë punë nga policia

Von der Leyen: Marrëveshja Izrael- Iran, një hap i rëndësishëm drejt rivendosjes së stabilitetit

Von der Leyen: Hungaria zgjedh Evropën

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën