TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
14 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
14 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Rriten normat e interesit për kredi, Autoritetit të Konkurrencës i kërkohet të hetojë bankat komerciale

nga Besarta Mehmeti
17 Shtator, 2022
0
A A
​Rriten normat e interesit për kredi, Autoritetit të Konkurrencës i kërkohet të hetojë bankat komerciale

Ekspertë financiarë kanë edhe dyshime për këtë rritje, për çka edhe kërkojnë të hetohen bankat komerciale nga Autoriteti i Konkurrencës për ndonjë marrëveshje të fshehtë mes bankave.

Shumica e bankave të Kosovës dhe Shoqata e Bankave vazhdojnë të heshtin për vendimet që mund të kenë marrë për rritjen e kostos së kredive për qytetarët dhe bizneset.

Bankat në Kosovë përveç kredive me norma fikse, ofrojnë edhe kredi me norma variabile të ndryshueshme të interesit. Në rastin e kredive me normë variabile, referencë për normë të aplikueshme në të ardhmen, ato kryesisht përdorin Euriborin.

Por, sipas raportit të fundit të BQK-së, fitimi neto i bankave komerciale prej muajt janar deri në fund të korrikut, ka qenë 83.1 milionë euro.

Në Raiffeisen Bank në Kosovë, kanë pranuar se do të ketë rritje të normave interesit për kredi, por sipas tyre kjo ngritje nuk i prek të gjithë klientët e tyre.

“Në pajtueshmëri me legjislacionin dhe rregullativën e aplikueshme në Kosovë, Banka Raiffeisen në Kosovë ofron kredi me normë të interesit fikse dhe normë të interesit variabile. Kreditë me normë të interesit variabile janë të lidhura me ndryshimet e EURIBOR, prandaj edhe ndryshimet e fundit të EURIBOR do të reflektohen në normën e interesit vetëm për këto kredi. Gjithsesi, për ndryshimet e tilla, Banka do t’i njoftojë me kohë klientët që kanë kredi me normë të interesit variabile”, ka thënë në një përgjigje me shkrim Iliriana Tahiraj, zëdhënëse në këtë bankë.

Në Bankën Qendrore të Kosovës(BQK), thonë se për kreditë ekzistuese, shumica e të cilave janë me norma fikse, nuk ndryshon kosto, interesi dhe kësti, ndërkaq për kreditë me norma variabile të interesit, mund të ndryshojë norma e interesit.

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës nuk ka kompetenca të politikës monetare, andaj normat e interesit përcaktohen nga dinamikat globale në normat e interesit, si dhe nga faktorë tjerë të shumtë në tregun e brendshëm. Për kreditë ekzistuese, shumica e të cilave janë me norma fikse, nuk ndryshon kosto/interesi/kësti; ndërkaq për kreditë me norma variabile të interesit, mund të ndryshojë norma e interesit, varësisht nga ndryshimi i normës referente, kryesisht Euribor-it”, thotë zëdhënësi i BQK-së, Kushtrim Ahmeti në një përgjigje me shkrim.

Eksperti financiar, Florin Aliu thotë se nëse ka marrëveshje prej bankave komerciale në vend që të rriten normat e interesit, Autoriteti i Konkurrencës në Kosovë duhet t’i hetojë. Autoriteti në fjalë ende nuk ka kthyer përgjigje për KosovaPress, se mund të ketë nisur ndonjë hetim ndaj bankave.

“Çmimet janë në rritje, bankat mbrohen prej këtij risku, duke i rritë çmimet e produkteve që i ofron duke rritë normën e interesit. Mirëpo, nëse ka dyshime që këto norma të interesit janë të harmonizuara prej bankave, atëherë ekziston Autoriteti i Konkurrencës që e identifikon këtë, mirëpo nuk mundet Qeveria me vendosur çmime tavan si te nafta, si te bankat, sepse nuk zgjidhet asgjë hiq, por vetëm bëjmë dëme brenda sistemit. Në anën tjetër, mendojmë që i ndihmojmë dikujt megjithëse nuk është duke i ndihmuar askujt, por vetëm bëjmë dëme. Ky është sistemi i vetëm që e kemi zgjedhur, përveç shumë të mirave që i ka, i ka edhe problemet e veta. Hapja e ekonomisë nënkupton që mundet me u importuar edhe inflacioni edhe krizat tjera ekonomike”, thotë ai.

Megjithatë, eksperti Aliu thekson se Banka Qendrore e Kosovës dhe Shoqata e Bankave, duhet të jenë më transparente dhe të njoftojnë qytetarët për çdo ndryshim të çmimeve.

Ndërkaq, profesori në Fakultetin Ekonomik, Nagip Skënderi thotë se ka një rritje të normës së interesit për kredi, por kërkon nga Qeveria të ndërmerr masa konkrete për të mbështetur qytetarët.

“Me insistimin respektivisht rekomandimin e Bankës Qendrore tash kemi edhe një rritje të normës së interesit, kështu që sektori financiar është duke u munduar që në një farë mënyre ta rikuperoj vetveten, edhe pse do të jetë shumë vështirë, sepse pasojat e krizës globale do të ndihen pashmangshëm si në sektorin real ashtu edhe në sektorin financiar. Prandaj për këtë do të duhej që qeveria të ndërmerr masa konkrete dhe të mos mendojë që me pako prej 50 euro ose 100 euro në formë lëmoshe apo ndihme t’i ndihmojë qytetarët, sepse ato janë një ndihmë për një muaj dhe jo në aspektin e përgjithshëm. Prandaj kërkohet të bëhet rritja e pagave konform rritjes së inflacionit”, ka thënë ai.

Euribor-i (Norma NdërBankare e Afatizimeve në Eurovë) janë norma të interesit mbi depozitat/afatizimet me afate të ndryshme maturimi (përfundimi) që përcaktohen nga një panel i disa bankave elitare të mëdha në tregjet e parasë (kryesisht evropiane).

Ndërsa, Banka Botërore ka njoftuar se rritja e normave të interesit mund të nxisë recesion në vitin 2023.

Sipas kësaj banke, rritja e normave të interesit nga bankat qendrore në botë, mund të nxisë recesion global më 2023.

Bankat qendrore kanë rritur normat e interesit “duke vepruar sipas një sinkroni që nuk është parë në pesë dekadat e fundit”, për të luftuar rritjen e çmimeve, ka thënë ky institucion.

Ditë më parë, BB ka njoftuar se ekonomia globale është duke ecur me ritmin më të ngadalshëm prej vitit 1970./ksp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani: Me Zvicrën po shkruajmë kapitullin e ri të historisë së partneritetit

Osmani: Me Zvicrën po shkruajmë kapitullin e ri të historisë së partneritetit

Masakra e Kaçanikut, Osmani: Kjo ditë mbetet simbol i dhimbjes dhe qëndresës

Masakra e Kaçanikut, Osmani: Kjo ditë mbetet simbol i dhimbjes dhe qëndresës

Njohësit e sigurisë thonë se kërcënimet ndaj krerëve të shtetit duhet të merren seriozisht

 Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve policorë për marrje ryshfeti

Mushe kerrin plot, lirë dhe t’çon ma larg!

Mushe kerrin plot, lirë dhe t’çon ma larg!

Osmani: Me Zvicrën po shkruajmë kapitullin e ri të historisë së partneritetit

Osmani: Me Zvicrën po shkruajmë kapitullin e ri të historisë së partneritetit

Masakra e Kaçanikut, Osmani: Kjo ditë mbetet simbol i dhimbjes dhe qëndresës

Masakra e Kaçanikut, Osmani: Kjo ditë mbetet simbol i dhimbjes dhe qëndresës

Njohësit e sigurisë thonë se kërcënimet ndaj krerëve të shtetit duhet të merren seriozisht

 Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve policorë për marrje ryshfeti

Tare firmos me Milanin, ka gjetur trajnerin

Tare firmos me Milanin, ka gjetur trajnerin

Mushe kerrin plot, lirë dhe t’çon ma larg!

Mushe kerrin plot, lirë dhe t’çon ma larg!

Real Madridi paguan klauzolën për Nicon

Real Madridi paguan klauzolën për Nicon

Shifra jubilare e Yamalit te Barcelona

Yamal kërkon rinovimin e kontratës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X