TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Rriten kërkesat për udhëtime në destinacione të reja pas liberalizimit të vizave

nga tëvë1
30 Mars, 2024
0
A A
​Rriten kërkesat për udhëtime në destinacione të reja pas liberalizimit të vizave

 

Ndonëse nga janari i këtij viti qytetarët e Kosovës po gëzojnë të drejtën e udhëtimit pa viza nëpër vendet e zonës Schengen, të përbërë prej 27 vendesh evropiane, atyre u është hapur mundësia që të shëtisin në vende të ndryshme turistike.

Krahasuar me vitet paraprake, për vitin 2024, në agjencionet e fluturimeve, dukshëm janë rritur kërkesat për udhëtime. Ndërsa edhe kërkesat për destinacione të reja janë rritur jashtëzakonisht shumë.

Fidane Ymeri, menaxhere në “Fibula Travel”, ka thënë se kanë hyrë në treg destinacione të reja, pasi kërkesat e udhëtarëve pas liberalizimit të vizave për të eksploruar e vizituar vendet evropiane, ku në të kaluarën nuk kanë pasur mundësi t’i vizitojnë, janë të mëdha.

Ndërkaq për çmime të udhëtimeve thotë se janë të arsyeshme, pasi janë bërë edhe shumë kombinime të destinacioneve.

“Ka shumë ndryshime, ka shumë kërkesa, shumë destinacione të reja që kanë hy në treg dhe njerëzit veç po provojnë destinacione të reja, sidomos pas liberalizimit të vizave. Fibula mundohet t’i plotësoj të gjitha kërkesat që i ka, duke filluar nga grupmoshat e reja, të mesme, grupmoshat e shtyme, duke iu përgjigjur secilës moshë…. Nuk ka shumë ndryshime të çmimeve, ka shumë kombinime të destinacioneve me çmime shumë të arsyeshme”, ka thënë Ymeri.

Kurse, destinacionet më të kërkuara sipas Ymerit, janë destinacionet për Evropë siç është Italia dhe Barcelona, si dhe Paris Disneyland, që janë tashmë më të frekuentuarat.

“Ka shumë kërkesa, kemi llojllojshmëri të klientëve, ka edhe shumë familjarë. Tashmë veç kanë filluar këto pushimet pranverore të fëmijëve dhe Paris Disneyland, është destinacioni më i kërkuar për familjarë, duke mos anashkaluar Barcelonën dhe Italinë për çifte, ndërsa për moshat e reja prapë hynë Italia, Dubai dhe destinacionet ekzotike”, shtoi ajo.

Sa i përket kërkesave për të vizituar vendet fqinje, Ymeri tha se Shqipëria ka kërkesa kryesisht për vikende, derisa Selaniku është më i kërkuari për momentin.

“Zakonisht Shqipëria ka kërkesa kryesisht për vikende po normal tash destinacionet e reja, Greqia ka çmime shumë të mira, ka jashtëzakonisht kërkesa. Nëse ndalemi vetëm te Greqia dhe Selaniku, ka më shumë kërkesa për momentin”, u shpreh ajo.

Ndryshe, përveç udhëtimeve turistike pas liberalizimit të vizave, në vazhdimësi është raportuar për emigrimin e qytetarëve nga Kosova.

Në fillim të këtij viti, instituti GAP përmes një ankete të realizuar me mbi 1 mijë qytetarë, ka thënë se në tremujorin e parë të vitit 2024, planifikohet që 28 për qind e qytetarëve të Kosovës, mbi moshën 18 vjeç të emigrojnë.

Ndërkaq, sektorët që pritet të preken më së shumti nga largimi i punonjësve janë ata të sektorit të ndërtimtarisë, hotelerisë dhe gastronomisë, me 18.7 për qind, pastaj ai i tregtisë dhe prodhimit./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Goditet nga vetura një këmbësore në Prishtinë, dërgohet për tretman mjekësor

Goditet nga vetura një këmbësore në Prishtinë, dërgohet për tretman mjekësor

Bislimi për takimin në Bruksel: Serbia qëllimshëm po e zvarrit çështjen e personave të zhdukur me dhunë

Bislimi akuzon Prokurorinë: Intervistimi im u bë vetëm për të prodhuar lajm medial

Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj

Një i lënduar në aksidentin mes veturës dhe motoçikletës në Pejë

LUFTA E TRETË BOTËRORE NË HORIZONT? BISLIMI PARA PROKURORISË SPECIALE – ÇFARË PO NDODH? | MESDITË

LUFTA E TRETË BOTËRORE NË HORIZONT? BISLIMI PARA PROKURORISË SPECIALE – ÇFARË PO NDODH? | MESDITË

Studim i ri: Gratë beqare janë më të lumtura se burrat pa partnere?

Studim i ri: Gratë beqare janë më të lumtura se burrat pa partnere?

Granit Xhaka e “ndez” sfidën me Bayernin: “Do të fitojë Leverkuseni”

Milani ofron 10 milionë euro për Xhakën

Ademi konfirmon Fodan në krye të “Dardanëve”

Ademi konfirmon Fodan në krye të “Dardanëve”

Erdogan i del në krah Iranit, thotë se mbështet të drejtën e tij për vetëmbrojtje

Erdogan i del në krah Iranit, thotë se mbështet të drejtën e tij për vetëmbrojtje

Goditet nga vetura një këmbësore në Prishtinë, dërgohet për tretman mjekësor

Goditet nga vetura një këmbësore në Prishtinë, dërgohet për tretman mjekësor

Irani përjashton mundësinë e negociatave me Izraelin

Irani përjashton mundësinë e negociatave me Izraelin

SHBA-të zhvendosin anije dhe avionë ushtarakë në bazat evropiane dhe në Lindje të Mesme

SHBA-të zhvendosin anije dhe avionë ushtarakë në bazat evropiane dhe në Lindje të Mesme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X