TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rriten çmimet e perimeve në treg

by TËVË 1
3 vjet ago
1
A A
Rriten çmimet e perimeve në treg

Në tregun e gjelbër në kryeqytet, çmimet e prodhimeve bujqësore vendore janë ngritur dukshëm këto ditë. Një kilogram spec është duke u shitur deri në 1.30 euro.

Konsumatorët ankohen se këto çmime janë të larta dhe të papërballueshme për shumë qytetarë.

Sherife Vrella, pensioniste e cila kishte dalë në treg për furnizim me perime, thotë se çmimet e tyre nuk janë të përballueshme.

Vrella shton se çmimet janë të larta dhe sipas saj me pensionin që e merr në muaj e ka të vështirë për të mbijetuar.

“Nuk është e mirë për askënd, për konsumatorin, për blerësin nuk është e mirë, nuk kemi çka të bëjmë, me këto mjete me këto pensione duhet e mbijetuar se ne shqiptarët në rend të parë i kemi specat dhe perimet” shtoi Vrella.

Për ngritjen e çmimeve të perimeve, konsumatori Ekrem Ismajli ka fajësuar institucionet e shtetit.

Sipas tij, shteti po i mundëson tregtarëve të ngritin çmimet si të duan.

“Janë duke u ngrite çmimet, prodhuesit vendor nuk po punojnë, ndihmë nga shteti nuk kanë, nuk është vendim i mirë, qysh me qenë vendim i mirë, shteti po punon shumë pak për bujqit. Duhet me punua më shumë, 03:25 Të ardhurat e vogla, tregtarët po e shfrytëzojnë rastin, kur nuk ka import tregtarët po ngritin çmimet, kështu edhe këta i kanë fajet pak, edhe shteti, krejt kapak”, tha Ismajli.

Ndërkaq, shitësi i perimeve, Beqir Avdiu tha se kërkesa nga konsumatorët për të blerë perime është shumë e madhe, derisa shton se kanë shumë ankesa për çmimin e tyre.

“Ka kushtuar deri 1 euro kilogrami i specit, kurse sivjet është 1. 30 euro, por jo shumë ashtu diçka 01:35 Ne njësoj, po them që furnizohemi nga vendi krejt janë prodhime vendore, te myshteriu është një dëm po mirë veç po gjejnë, nuk është keq. (Ankesat)Shumë me telefona në dorë vijnë, janë shtrenjtuar specat është bërë si mish speci, andej këndej, kësi fjalë këto janë llafe të facebokut, internetit. (Shitja) Po shumë, në shtator kemi shumë punë, mirë se jemi tregtarë të vjetër që punojmë me turshi edhe shesim mjaftë. Ka interesim shumë, myshterinjtë janë të kënaqur, çdo mëngjes sjellim mall të freskët”, Avdiu për KP.

Kurse, fermeri Enver Konjuhi që ka dalë në tregë për t’i shitur prodhimet e tij bujqësore, tha se çmimi vendoset në bazë të konsumatorëve, derisa thekson se subvencionet po i ndihmojnë shumë.

“Ka pas vërshime të shiut, tokat nuk kanë mundur me u punu, tokat kane mbetur të thata, e vërtet që ka pas më pak perime, jo çmimi nuk është ngritur, m’varet prej konsumatori, vjen sa kane të holla…. Po punojmë me subvencione, komuna që po i bënë ose ministria, po kanë levërdi, mos me qenë këto njerëzit nuk kanë llogari as me punua, nuk kanë mjete dhe të holla. Për bujqit është mundim, por duhet ka pak telashe, duhet shumë punë”, Enver Konjuhi.

Edhe në raportin e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës të publikuar dy ditë më për është thënë se çmimi i perimeve është ngritur 28 për qind, si dhe i atyre për pemë 11. 4 për qind.

Tags: ÇmimetPerimetTregu
ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Boshatisja e tri fshatrave shqiptare në Leposaviq, shkak mungesa e transportit publik

Mbi 800 shoferë u dënuan në shënimin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Njoftimi përmes e-Kosova dhe sms-ve për regjistrimin e gjobave në sistem, qytetarët e mirëpresin shërbimin e ri

Auto Draft

Mbijetesa në natyrë-vullnetarët që shpëtojnë jetë

Auto Draft

Tregu i ri i veturave në Bërnicë-qytetaret ankohen për shkak të hapësirës së vogël

Reali në epërsi 1-0 në “Camp Nou”, mbyllet pjesa e parë e El Clasicos

Reali në epërsi 1-0 në “Camp Nou”, mbyllet pjesa e parë e El Clasicos

Kryesuesi i listës “Lista e Studentëve”: Po shkojmë drejt një Serbie të civilizuar

Kryesuesi i listës “Lista e Studentëve”: Po shkojmë drejt një Serbie të civilizuar

Lista Studentore fituese e zgjedhjeve në Serbi, urimi i parë për ta vjen nga një vend i Ballkanit

Lista Studentore fituese e zgjedhjeve në Serbi, urimi i parë për ta vjen nga një vend i Ballkanit

Vuçiq: Është e qartë se i humbëm këto zgjedhje

Vuçiq: Është e qartë se i humbëm këto zgjedhje

​Demokratët Evropianë: Ekziston mundësia që individë të lidhur me SNS të nxisin konflikte

​Demokratët Evropianë: Ekziston mundësia që individë të lidhur me SNS të nxisin konflikte

6 orë protestë, pak incidente në ditën e 13 të revoltës studentore

6 orë protestë, pak incidente në ditën e 13 të revoltës studentore

Auto Draft

Boshatisja e tri fshatrave shqiptare në Leposaviq, shkak mungesa e transportit publik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën