Pesë qytetarë janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje pas një rrahje në mes vete në fshatin Carravranë të Malishevës, raporton teve1.info
Sipas Policisë së Kosovës, tek të dyshuarit është konfiskuar edhe një pushtë gjysmë-automatike e cila është përdorur në këtë rast por nuk është qëlluar askush.
“Fsh. Carravranë- Malishevë 07.12.2023-21:00. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete dhe si pasojë lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar i cili është duke u trajtuar në QKUK. Nga njëri prej tyre është konfiskuar një pushkë gjysmë automatike që dyshohet se është përdorur në rast por nuk është qëlluar askush. Me vendim të prokurorit pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në komunikatën e Policisë.