Dy vëllezër janë rrahur në mes veti në rrugën “Mbretëresha Teutë’ në Pejë.
Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Pejë, Fadil Gashi,i cili tha se të njëjtit ishin në ndikim të alkoolit dhe janë arrestuar.
“Diku rreth orës 18:10 minuta, Policia është njoftuar se në udhëkryqin në qendër të qytetit ka ndodh një përleshje, ku dy persona janë grushtuar, policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe i ka arrestuar. Të arrestuarit ndodhën në stacion dhe pritet të intervistohen, ata janë vëllezër dhe nën ndikim të alkoolit”, tha Gashi.
Të njëjtit janë ndaluar për 48 orë dhe rasti është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor”.