TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rrihen dhe përdorin armë zjarri, kërkohet dënimi i 12 personave në Prizren

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj 12 personave dhe ka kërkuar dënimin e tyre për veprat penale, vrasje e rëndë, pjesëmarrje në rrahje e armëmbajtje pa leje, raporton teve1.info

“Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: Sh.K., V.Gj., B.K., E.K., Z.Xh., Z. (F)Xh., P.Xh., K.Q., G.K., L.K., Q.K., dhe R.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Vrasje e rëndë” e ngelur në tentativë nga neni 173 , “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, “Lëndimi i rëndë trupor” nga neni 186, “Pjesëmarrja në rrahje” nga neni 187, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Sipas njoftimit, ngjarja kishte ndodhur më 7 maj të këtij viti pas mesnatës, përballë një qendre tregtare në këtë qytet.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri Sh.K., Më datë 07.05.2023 rreth orës 01:23min në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, përballë njërës prej qendrave tregtare, me dashje fillon kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë të cilën nuk e përfundon ndaj të dëmtuarve Q.K., dhe R.K., dhe me atë rast me dashje e vë në rrezik jetën e personave tjerë siç janë G.K., L.K., B.K., G.K., dhe P.Xh., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshjeje rreth dyshimeve për vjedhje të një zinxhiri të arit, përfshihet në rrahje një numër i madh personash nga të dyja palët, ku pasi ndërpritet përleshja, i pandehuri Sh.K., paraqitet në vendin e ngjarjes dhe menjëherë hedhet në sulm, i cili nxjerr armën e zjarrit cilën e drejton në drejtim të G.K., aty ndërhynë Q.K., duke ia kapur armën nga dora mirëpo persona tjerë e sulmojnë Q.K., dhe pasi ky i fundit rrëzohet në tokë i pandehuri shtënë me armë në drejtim të tij, të cilit i shkakton dëmtime të lehta trupore, të shkaktuar nga veprimi dinamik i predhës së hedhur nga arma e zjarrit, tek i cili deri në ngritjen e kësaj aktakuze predha metalike ka mbetur në brendi të trupit për shkak të gjakderdhjes gjatë nxjerrjes së saj, pasi i dëmtuari Q.K., largohet me shpejtësi duke u hedhur rreth 2 metra poshtë në oborrin e qendrës tregare që gjindej aty afër, i pandehuri shkon në pjesën tjetër të turmës ku po konfrontoheshin fizikisht me grushte e shqelma dhe shtënë dy herë në drejtim të dëmtuarit R.K., të cilit i shkakton dëmtime të lehta trupore, përkatësisht dy plagë nga veprimi dinamik i predhës së hedhur nga arma e zjarrit”, thuhet në njoftim.

Sipas Prokurorisë, me këto veprime, i pandehuri Sh.K. ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë” e ngelur në tentativë dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

Kurse, i pandehuri B.K., me qëllim që t’ i shkaktoj lëndime trupore personave tjerë, i sulmon të dëmtuarit V.Xh., dhe Z.(F)Xh, me ç’rast i shkakton lëndime të rënda trupore, të shkaktuara nga veprimi mekanik i mjetit të fortë. Me këto veprime, i njëjti kryen veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” sipas KPRK-së.

“I pandehuri V.Xh., me qëllim që t’ i shkaktoj lëndime trupore personit tjetër, e sulmon të dëmtuarin/pandehurin L.K., paraqitet në vend të ngjarjes më një thikë me gjatësi tehu prej 9cm, e godet disa herë të pandehurin, m ç’rast i shkakton lëndime të rënda trupore. Me këto veprime, i pandehuri V.Xh. ka kryer veprat penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

Të pandehurit: E.K., L.K., Z.(F)Xh., K.Q., dhe G.K., me qëllim që t’ i shkaktojnë lëndime trupore personave tjerë, marrin pjesë në rrahje, e cila rezulton me lëndim të rëndë trupor, të cilët përdorin mjete të rrezikshme si: brisk, shufra metalike dhe boks hekuri. Me këto veprime, secili veç e veç ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje” sipas KPRK-së.

Të pandehurit: Z.Xh., P.Xh., Q.K., dhe R.K., me qëllim që t’ i shkaktojnë lëndime trupore personave tjerë, marrin pjesë në rrahje, e cila rezulton me lëndim të rëndë trupor. Me këto veprime, secili veç e veç ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje” sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Durmishi: Realizuam mbi 300 projekte, 700 km rrugë e 870 tjera në realizim

Durmishi: Realizuam mbi 300 projekte, 700 km rrugë e 870 tjera në realizim

Durmishi: Përveç dy urave mbi lumin Ibër, së shpejti nis e treta

Durmishi: Përveç dy urave mbi lumin Ibër, së shpejti nis e treta

“Ibër-Lepenc” sqaron procesin e përzgjedhjes së kryeshefit ekzekutiv

“Ibër-Lepenc” sqaron procesin e përzgjedhjes së kryeshefit ekzekutiv

Holanda ndihmon qentë endacakë në Kosovë me donacion prej 170 mijë eurosh

Holanda ndihmon qentë endacakë në Kosovë me donacion prej 170 mijë eurosh

Durmishi: Realizuam mbi 300 projekte, 700 km rrugë e 870 tjera në realizim

Durmishi: Realizuam mbi 300 projekte, 700 km rrugë e 870 tjera në realizim

Durmishi: Përveç dy urave mbi lumin Ibër, së shpejti nis e treta

Durmishi: Përveç dy urave mbi lumin Ibër, së shpejti nis e treta

Emisioni “Këndi i Debatit” 19.12.2025

“Ibër-Lepenc” sqaron procesin e përzgjedhjes së kryeshefit ekzekutiv

“Ibër-Lepenc” sqaron procesin e përzgjedhjes së kryeshefit ekzekutiv

Holanda ndihmon qentë endacakë në Kosovë me donacion prej 170 mijë eurosh

Holanda ndihmon qentë endacakë në Kosovë me donacion prej 170 mijë eurosh

Befason FBK-ja, shpall Dardan Berishën më të mirin e vitit 2025

Befason FBK-ja, shpall Dardan Berishën më të mirin e vitit 2025

Kërkohet paraburgim për të arrestuarin për “spiunazh”

Kërkohet paraburgim për ish-ministrin Ismajli dhe 6 zyrtarët e arrestuar, dyshohen se e dëmtuan buxhetin miliona euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën