TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Rrëzohet helikopteri në të cilin ndodhej presidenti i Iranit

nga tëvë1
20 Maj, 2024
0
A A
Rrëzohet helikopteri në të cilin ndodhej presidenti i Iranit

Qeveria iraniane ka thënë se helikopteri më të cilin ka qenë duke udhëtuar presidenti iranian, Ebrahim Raisi, ka pësuar “ulje të ashpër”, për shkak të motit me mjegull, afër kufirit me Azerbajxhanin.

Televizioni shtetëror dhe Ministria e Brendshme kanë thënë se ekipet e shpëtimit po tentojnë t’i afrohen zonës, mirëpo po hasin në vështirësi, për shkak të motit të lig.

“Po presim për detaje tjera”, ka thënë ministri i Brendshëm, Ahmad Vahidi.

Ai e ka përshkruar incidentin si “ulje e ashpër”, por nuk ka treguar kush ka qenë në helikopter.

Agjencia iraniane e lajmeve, Fars, u ka bërë thirrje iranianëve që të luten për Raisin.

Departamenti amerikan i Shtetit, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se është duke vëzhguar “nga afër raportimet për mundësinë e uljes së ashpër të helikopterit në Iran, në të cilin janë presidenti dhe ministri i Jashtëm iranian”

Presidenti iranian ka qenë duke udhëtuar në Azerbajxhanin Lindor, provincë iraniane.

Televizioni shtetëror ka thënë se incidenti ka ndodhur afër Xholfas, qytetit në kufi me shtetin e Azerbajxhanit, rreth 600 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit iranian, Teheranit.

Televizioni ka thënë se ekipet e shpëtimit kanë tentuar të arrijnë te zona e incidentit, mirëpo janë duke u penguar nga kushtet e këqija atmosferike.

Në atë zonë është raportuar për shira të rrëmbyeshëm dhe erë të fortë.

Raisi ka qenë në Azerbajxhan të dielën, për të inauguruar një digë, bashkë me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Kjo digë është e treta që ndërtojnë dy vendet mbi lumin Aras.

Irani ka disa helikopterë, mirëpo sanksionet ndërkombëtare e vështirësojnë ndërrimin e pjesëve të tyre.

Flota ushtarake ka pajisje që datojnë prej periudhës para Revolucionit Islamik të vitit 1979.

Raisi, 63-vjeçar, është zyrtar i linjës së ashpër që paraprakisht ka udhëhequr sektorin e gjyqësorit.

Ai është i afërt me liderin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei dhe disa analistë sugjerojnë se ai mund të zëvendësojë liderin 85-vjeçar, pas vdekjes së tij, apo heqjes dorë nga pushteti.

Raisi i ka fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2021, proces që është konsideruar me daljen më të ulët të popullit në historinë e Republikës Islamike.

Raisi është i sanksionuar prej Shteteve të Bashkuara për përfshirjen e tij në ekzekutimet masive të mijëra të burgosurve politikë më 1988, në fund të luftës së përgjakshme Iran-Irak.

Nën udhëheqësinë e Raisit, Irani tani pasuron uranium në nivele të larta dhe shmang inspektimet ndërkombëtare.

Shtetet perëndimore kanë shprehur shqetësim se bartësit satelitorë iranianë mund të dizajnohen që të bartin koka bërthamore. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Iran armatos Rusinë në luftën e saj në Ukrainë, si dhe ka nisur sulm masiv me dronë dhe raketa kundër Izraelit këtë vit, për luftën e nisur kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur terrorist prej SHBA-së dhe Bashkimit Evropian – në Rripin e Gazës.

Teherani, po ashtu, vazhdon të armatosë rrjetëzimet e veta në Lindje të Mesme, sikurse rebelët Huthi të Jemenit dhe Hezbollahun e Libanit./Rel/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Erdogan: Njohja nga Rusia e rajoneve të shkëputura të Ukrainës, e papranueshme

Erdogan pjesë e takimit të Trump me presidentin e Sirisë

Trump do të takohet me presidentin e Sirisë

Trump do të takohet me presidentin e Sirisë

Franca dënon “me termat me të ashpër” sulmin izraelit në një shkollë në Gaza

Vriten 51 palestinezë në sulmet e Izraelit gjatë natës në Gaza

Përfundon numërimi i votave brenda Shqipërisë, nis përllogaritja e votave nga jashtë

Përfundon numërimi i votave brenda Shqipërisë, nis përllogaritja e votave nga jashtë

Acarohet raportet Kosovë –SHBA, kërkohen zgjedhje të reja

ShBA shpreh mirënjohje ndaj autoriteteve të Kosovës për bashkëpunim për ekstradimin e një personi

​Rama për Lojërat Mesdhetare: Nuk lejojmë t’i humbasim ato

​Rama për Lojërat Mesdhetare: Nuk lejojmë t’i humbasim ato

Erdogan: Njohja nga Rusia e rajoneve të shkëputura të Ukrainës, e papranueshme

Erdogan pjesë e takimit të Trump me presidentin e Sirisë

Psikologia Sadiku flet për rrezikun potencial që sjellin lojërat te fëmijët

Psikologia Sadiku flet për rrezikun potencial që sjellin lojërat te fëmijët

Si e mori vendimin për t’u kthyer nga Londra në Kosovë mësuesja Arlindë ?

Si e mori vendimin për t’u kthyer nga Londra në Kosovë mësuesja Arlindë ?

Zëdhënësi i Policisë në Ferizaj jep detaje për rastin e rrahjes së Cufës

Zëdhënësi i Policisë në Ferizaj jep detaje për rastin e rrahjes së Cufës

Shtyhet shqyrtimi fillestar në rigjykimin e rastit “53 milionë euro” ndaj Pal Lekaj dhe të tjerëve

Shtyhet shqyrtimi fillestar në rigjykimin e rastit “53 milionë euro” ndaj Pal Lekaj dhe të tjerëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X