Drita do të luajë në raundin e dytë kualifikues të Championsit kundër Copenhagenit, nëse e eliminon skuadrën nga Luksemburgu, Differdange.
Ndërkohë, Egnatia në rast të eliminimit të Breidablikut, do të përballet me skuadrën e njohur polake, Lech Poznan, në raundin e dytë kualifikues të Championsit.
E Shkëndija e Tetovës do të përballet me njërën prej FCSB-së rumune apo Inter d’Escaldes së Andorrës.
Por për të arritur në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, Shkëndija duhet fillimisht që ta eliminojë skuadrën uellsiane, The New Saints FC.