TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rreth 600 mësimdhënës e mbi 200 nxënës u larguan nga vendi pas liberalizimit të vizave

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Iu ndërrua orari, prindërit s’i dërgojnë fëmijët në shkollë

Numri i nxënësve që kanë kërkuar dokumentet për të migruar jashtë vendit në gjysmë vjetorin e parë të këtij viti shkollor dhe vetëm dy muaj pas liberalizimit të vizave, ka arritur në 267.

Megjithatë, numri më i madh raportohet se është i mësimdhënësve.

Janë afër 600 mësimdhënës të cilët janë larguar jashtë vendit, e ku ka nga ata që dalin edhe pa e lajmëruar largimin nga puna.

Ndërsa, nxënësit po kërkojnë flet kalimet me arsyen për bashkimi familjar dhe shkollim në një shtet tjetër.

Nga drejtuesit e Sindikatës së Arsimit dhe disa drejtor të shkollave, kjo gjendje nëpër shkolla po konsiderohet shqetësuese, madje ata theksojnë se nëse vazhdon ky fluks i largimit të nxënësve dhe mësimdhënësve, shkolla në vend do të mbesin të zbrazura.

Vetëm në shkollën fillore “Mihal Grameno”, në Fushë-Kosovë, kanë kërkuar flet-lëshim 75 nxënës dhe një mësuese.

Drejtori i kësaj shkolle, Ismet Gashi tha se këto fletë-lëshime për të lënë shkollën, nuk janë të fundit.

Sipas tij, edhe një numër tjetër i nxënësve janë në pritje të dokumenteve për t’u larguar nga shkolla.

“Sipas fjalëve janë bashkim familjar se i kanë familjarët e tyre atje dhe shkojnë për jetës më të mirë dhe kanë kërkuar bashkim familjarë”, tha Gashi për KP.

Po ashtu, edhe drejtoresha e shkollës fillore “Gjergj Fishta”, Supije Zhitia ka treguar se numri i nxënësve ka rënë dhe se kanë pasur disa kërkesat për fletë-kalime me arsyetimet për bashkim familjarë jashtë vendit.

“Liberalizimi, mendoj që nuk është i mirëseardhur, nataliteti ka rënë, për shkolla është brengë”, tha Zhitia.

Ndërkaq, se shkollat do të mbesin edhe pa mësimdhënës e thotë nënkryetarja e Sindikatës së Arsimit, Vjollca Shala.

Shala tha se liberalizimi i vizave është një rrugë e hapur për të ikur mësimdhënësit.

“Numri sipas kryetarëve të sindikatave komunale, është diku afër 600 mësimdhënës tani më veçse nuk i kemi në shkollat tona. Nëse vazhdon një trend i tillë i ikjes së mësimdhënësve në një të ardhme që shkollat të mbesin pa mësimdhënës, sidomos për ata nga klasa e parë deri në të pestën, pa dashur të përjashtojë klasat e gjashta deri në të nëntën”, tha Shala.

E Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në një përgjigje me shkrim, kanë treguar se numri i nxënësve të cilat kanë kërkuar dokumentet e tyre për t’u larguar nga shkolla është 267.

“Numri i nxënësve të larguar nga institucionet para universitare (publike dhe private) në gjysmë vjetorin e parë të këtij viti shkollor ishte 267. Kurse, në vitin shkollor 2022/2023, ky numër ishte 388”, kanë shkruar MASHT-i.

Tags: Liberalizimi i vizavemesimdhenesitnxenesit
ShareTweet

Postime të ngjashme

KOSTT: Sistemi elektroenergjetik është stabilizuar pas reduktimeve të rrymës

KOSTT: Sistemi elektroenergjetik është stabilizuar pas reduktimeve të rrymës

Me sa vite burg mund të dënohen personat e përfshirë në parregullsitë në numërimin e votave?- Flet avokati

Me sa vite burg mund të dënohen personat e përfshirë në parregullsitë në numërimin e votave?- Flet avokati

Njësia B2 e “Kosova B” rikthehet në operim, KEK-u garanton stabilitetin e sistemit elektroenergjetik

Njësia B2 e “Kosova B” rikthehet në operim, KEK-u garanton stabilitetin e sistemit elektroenergjetik

KRU “Prishtina” thirrje qytetarëve: Përdorni ujin me kujdes, rezervat po zvogëlohen

IKSHP tregon zonat ku uji nuk rekomandohet për pije

Prishtina pëson thellë në Manhcester

Prishtina pëson nga Keila në ENBL

Ylli zyrtarizon trajnerin Olmos

Ylli zyrtarizon trajnerin Olmos

Njësia B2 e “Kosova B” rikthehet në operim, KEK-u garanton stabilitetin e sistemit elektroenergjetik

Njësia B2 e “Kosova B” rikthehet në operim, KEK-u garanton stabilitetin e sistemit elektroenergjetik

KRU “Prishtina” thirrje qytetarëve: Përdorni ujin me kujdes, rezervat po zvogëlohen

IKSHP tregon zonat ku uji nuk rekomandohet për pije

Emisioni “Këndi i Debatit” 20.01.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 20.01.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën