TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rreth 30 mijë përdorues të substancave narkotike, në mesin e tyre edhe fëmijë 9-vjeç

Në Kosovë llogaritet të jenë rreth 30 mijë përdorues të substancave narkotike, derisa faktorë shtytës konsiderohet se janë gjendja familjare e shoqëria.

by Rinesa Osmanaj
2 vjet ago
6 1
A A

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët arrestohen nga Policia, pasi u kapën me substanca narkotike.

Një i tillë ndodhi edhe të mërkurën, kur në shtëpinë e një personi në Podujevë, zyrtarët policorë sekuestruan afër 133 gramë marihuanë.

E numri i përdoruesve të drogës aktualisht në Kosovë llogaritet të jetë rreth 30 mijë.

Sipas qendrës “Labyrinth”, një nga substancat më të përdorura është kokaina, shifra e të cilës, sipas tyre është rritur jashtëzakonisht shumë në tri katër vitet e fundit.
“Në vlerësimin tonë në Kosovë janë diku rreth 30 mijë përdorues të drogave, prej tyre rreth 10 mijë janë përdorues problematik apo përdorues të cilët janë të varur nga droga. Ne e kemi një detabazë ku e kemi 2850 persona të regjistruar që kanë ardh me kërku ndihmë në qendrën tonë” thotë Muharrem Ademi nga qendra“LABYRINTH”.

Sipas Ademit, numri i përdoruesve të drogave çdo vit po shtohet.

“Çdo vit vjen duke u shtu numri i përdoruesve të drogave, sepse shumë më ngadalë shkon shërimi dhe kërkesat për trajtim, që do të thotë se dikush kur fillon të përdorë droga shkojnë 3 deri në 4 vite deri sa të sheh që ka filluar të bëhet problematike përdorimi i asaj droge dhe fillon kërkesa për trajtim”, thotë ai.

Por, sipas sociologut Genc Xerxa, përdorimin e drogave kanë nisur edhe 9-vjeçarët.

“Është për keqardhje që mosha e abuzimit me drogë dalëngadalë nga 16-15 po bie dita ditës. Sipas drejtorit të klinikës së psikiatrisë tani aty trajtohen edhe fëmijë nga mosha 9 vjeçare, që janë abuzues”, thotë Xërxa.

Ai tregoi faktorët shtytës që ndikojnë në përdorimin e substancave narkotike.

“Së pari është gjendja familjare, situata emocionale, komunikuese dhe socioekonomike brenda familjes që është një prej indikatorëve, pastaj shoqëria, çfarë rrethi fëmija frekuenton dhe a ka predispozita që ai rreth tij të jetë i kriminalizuar apo abuzues i substancave narkotike”, shprehet ai.

Nga Policia e Kosovës bënë të ditur se gjatë vitit 2024, për posedim të narkotikëve u identifikuan 43 raste.

“Në vitin 2025 deri më tani është 1 rast “Posedim i paautorizuar i narkotikeve”, viti 2024 -17 raste – ‘Posedim i paautorizuar i narkotikeve’ dhe 1 rast ‘Blerje, posedim, shpërndarje te substancave narkotike’, viti 2024 -17 raste – ‘Posedim i paautorizuar i narkotikeve’ dhe 1 rast ‘Blerje, posedim, shpërndarje te substancave narkotike’ dhe viti 2023- 9 raste – ‘Posedim i paautorizuar i narkotikeve’’, thuhet nga Policia.

Këto të dhëna nga Policia e Kosovës janë të bazuara vetëm në raportin e incidenteve që kanë ndodhur në shkolla dhe përreth tyre.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Vrasja “në duart” e shtetit – Detaje tronditëse se si Arlinda Zekaj i paralajmëroi institucionet për ngjarjen tragjike

Kryeprokurori Gashi ricakton tri lëndë të rastit të Arlinda Zekajt, hetohen edhe veprimet institucionale

Arlinda Zekaj varroset në fshatin e saj të lindjes

Arlinda Zekaj varroset në fshatin e saj të lindjes

Imami i fshati thirrje në varrimin e Arlindës: Boll ma me vrasje të grave, është ligësi, është marri

Imami i fshati thirrje në varrimin e Arlindës: Boll ma me vrasje të grave, është ligësi, është marri

“Mati 1” e “Bregu i Diellit” pa ujë shkaku i problemeve teknike

KRU “Prishtina” njofton për intervenime në disa zona të kryeqytetit

Në ditën e 15-të të protestës në Tiranë, studentët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Në ditën e 15-të të protestës në Tiranë, studentët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Igli Tare kërkohet edhe në Arabinë Saudite

Igli Tare kërkohet edhe në Arabinë Saudite

Vrasja “në duart” e shtetit – Detaje tronditëse se si Arlinda Zekaj i paralajmëroi institucionet për ngjarjen tragjike

Kryeprokurori Gashi ricakton tri lëndë të rastit të Arlinda Zekajt, hetohen edhe veprimet institucionale

Fillon armëpushimi lokal në Ukrainë i ndërmjetësuar nga Melania Trump

Fillon armëpushimi lokal në Ukrainë i ndërmjetësuar nga Melania Trump

Arlinda Zekaj varroset në fshatin e saj të lindjes

Arlinda Zekaj varroset në fshatin e saj të lindjes

Imami i fshati thirrje në varrimin e Arlindës: Boll ma me vrasje të grave, është ligësi, është marri

Imami i fshati thirrje në varrimin e Arlindës: Boll ma me vrasje të grave, është ligësi, është marri

“Mati 1” e “Bregu i Diellit” pa ujë shkaku i problemeve teknike

KRU “Prishtina” njofton për intervenime në disa zona të kryeqytetit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën