TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rreth 30 kuti votimi të votave nga diaspora janë numëruar të premten

by tëvë1
1 vit ago
9
A A
Prishtina pritet ta përfundojë nesër numërimin e votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar procesin e numërimit të votave të ardhura nga diaspora. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përmes postës, është duke u zhvilluar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Sipas Elezit, gjatë ditës së parë janë numëruar rreth 30 kuti votimi nga gjithsej 178 kuti që përmbajnë fletëvotimet e ardhura përmes postës, raporton KosovaPress.

Elezi theksoi se KQZ-ja është duke zbatuar Ligjin për zgjedhje të përgjithshme dhe aktet nënligjore, duke ndjekur të gjitha hapat e parashikuara për të arritur deri te shpallja e rezultatit përfundimtar për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë.

“Aktualisht në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve jemi duke vazhduar me numërimin e fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht nga votimi përmes postës. Janë numëruar gjatë ditës së parë (të premten) rreth 30 kuti të votimit në përgjithësi në këtë proces të numërimit nga votimi përmes postës janë 178 kuti votimi pra me fletëvotime që i takojnë votimit jashtë Kosovës, në këtë rast votimit përmes postës. Numri i përgjithshëm i pakove të supozuara me fletëvotime të cilat janë të aprovuara dhe që do të numërohen gjatë ditëve në vazhdim është më shumë se 63 mijë”, deklaroi ai.

Ai ka thënë KQZ mbetet e përkushtuar për të siguruar një proces transparent dhe të saktë të numërimit të votave, duke respektuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës që kanë marrë pjesë në zgjedhje.

Në lidhje me kohëzgjatjen e këtij procesi, Elezi u shpreh se “po punojmë maksimalisht që brenda disa ditëve të arrijmë të përmbyllim numërimin e të gjitha fletëvotimeve”.

“Po punojmë maksimalisht që brenda disa ditëve të arrijmë të përmbyllim numërimin e të gjitha fletëvotimeve, në mënyrë që pastaj të bëjmë dhe shpalljen e rezultatit përfundimtar. Se sa kohë do të marr ky proces varet nga dinamika e punës së ekipeve te numërimit, të cilët sigurisht punën kryesore që e kanë gjatë këtij procesi është saktësia në numërim, në mënyre që të evidentohet çdo votë e qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët kanë marr pjesë në votime”, ka shprehur Elezi.

Pas përfundimit të numërimit të votave nga diaspora dhe përfaqësitë diplomatike, KQZ do të fillojë numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta. Ky proces pritet të zhvillohet në ditët në vijim, me qëllim që të përmbyllet sa më shpejt dhe të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.

Në përgjithësi, numri i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar jashtë Kosovës ishte 104 mijë e 924, prej të cilëve 20 mijë e 324 ishin regjistruar për votim në përfaqësi diplomatike dhe votuan 15 mijë 352, ndërkaq për votimin përmes postës ishin regjistruar 84,600 shtetas.

Duke u mbështetur në të dhënat e KQZ-së, numri i zarfeve me fletëvotimeve nga vendvotimet me kusht është 12 mijë e 801, të cilat gjithashtu do t’i nënshtrohen verifikimit, i cili përfshin krahasimin me listën e votuesve të nënshkruar në vendvotime të rregullta. Ndërkaq, numri i votave të personave me nevoja të veçanta është 2 mijë e 597 vota.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Shembet rruga në kryeqytet, disa zona mbesin pa ujë e energji elektrike

Rama pezullon nga puna dy inspektorë dhe zyrtarin përgjegjës për punishten në rrugën “Don Shtjefën Kurti”

S’ka konstituim të Kuvendit në votimin e parë

LDK inicion seancë të jashtëzakonshme për çmimin e lartë të naftës

Në ambasadën e Sllovenisë hapet ekspozita “Nga Dardania në Pavarësi”

Në ambasadën e Sllovenisë hapet ekspozita “Nga Dardania në Pavarësi”

Veteranët kërkojnë përgjegjësi, mbyllin protestën me hedhje të ngjyrës së kuqe para Kuvendit

Veteranët kërkojnë përgjegjësi, mbyllin protestën me hedhje të ngjyrës së kuqe para Kuvendit

Vuçiq ankohet edhe të Putini për marrëveshjen në fushën e mbrojtjes Kosovë-Shqipëri e Kroaci

Ukraina kryen sulm masiv me dron në Rusi: Viktima dhe dëme të mëdha në Taganrog dhe Tolyatti

Ukraina kryen sulm masiv me dron në Rusi: Viktima dhe dëme të mëdha në Taganrog dhe Tolyatti

S’ka konstituim të Kuvendit në votimin e parë

LDK inicion seancë të jashtëzakonshme për çmimin e lartë të naftës

Në ambasadën e Sllovenisë hapet ekspozita “Nga Dardania në Pavarësi”

Në ambasadën e Sllovenisë hapet ekspozita “Nga Dardania në Pavarësi”

Irani konfirmon vdekjen e Komandantit të Marinës së Gardës Revolucionare

Irani konfirmon vdekjen e Komandantit të Marinës së Gardës Revolucionare

Veteranët kërkojnë përgjegjësi, mbyllin protestën me hedhje të ngjyrës së kuqe para Kuvendit

Veteranët kërkojnë përgjegjësi, mbyllin protestën me hedhje të ngjyrës së kuqe para Kuvendit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën