TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

by Tëvë1
2 orë ago
2
A A
​Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Viti 2025 ka qenë jashtëzakonisht i ngarkuar për Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku janë trajtuar rreth 100 mijë pacientë, me një rritje të dukshme krahasuar me 2024.

Drejtori i kësaj Klinike, Naser Syla në një intervistë për KosovaPress thekson se ngarkesa e madhe vjen jo vetëm nga numri i lartë i pacientëve, por edhe nga natyra e ndryshme e sëmundjeve, duke përfshirë rastet e rënda emergjente.

Sfidë për këtë klinikë mbetet numri i vogël i specialistëve të mjekësisë emergjente dhe interesimi i ulët i mjekëve për këtë specializim.

Syla nënvizon domosdoshmërinë e ndërtimit të një objekti të ri për Klinikën Emergjente, me qëllim të përmirësimit të kapaciteteve dhe ofrimin e trajtimit adekuat për pacientët emergjentë.

“Ky vit për Qendrën Emergjente ka qenë një vit si kur krejt të tjerët, domethënë i stërngarkuar për stafin që është aktualisht në Qendrën Emergjente, si ata të lartë, domethënë për specialistët e mjekësisë emergjente, për specializantët dhe stafin e mesëm dhe atë tjetrin shoqërues ndihmës. Domethënë ka qenë një vit tejet, tejet i ngarkuar me numër të madh të pacientëve. Është shumë interesant se qendra emergjente domethënë bën pjesë në atë, bën pjesë në grupin apo nivelin e trajtimit terciar në shëndetësinë e Kosovës. Dhe nëse, nëse bëhen krahasimet për shembull me qendra të tjera të Evropës, ku atje de-fakto vazhdimisht bie numri i pacientëve, te ne përkundrazi kemi ngritje të numrit të pacientëve”, thotë ai.

Nga janari deri në mesin e dhjetorit 2025, rreth 100 mijë pacientë kanë marrë trajtim në Klinikën Emergjente, duke shënuar një rritje të numrit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

“Deri në këtë moment janë 99 mijë e 17 pacientë. Domethënë është numër jashtëzakonisht i madh. Krahasim me vitin e kaluar ku kanë qenë 96 mijë e 294 pacientë. Domethënë 4 mijë pacientë më shumë. Domethënë një numër jashtëzakonisht i madh i pacientëve që kanë kërkuar trajtim në Qendrën Emergjente… Natyrat e sëmundjeve të pacientëve që kërkojnë trajtim, janë prej më të ndryshmeve, prej atyre më të rënda, deri te komunikacioni, lëndimet e ndryshme si suicidale, si me armë të ndryshme të zjarrit, me mjete të mprehta, sëmundjet internistike të llojeve të ndryshme, prej atyre kardiovaskulare, cerebrovaskulare, domethënë, të gjitha llojet e sëmundjeve të mundshme që ekzistojnë trajtohen në Qendrën Emergjente”, deklaron Syla.

Specialisti i mjekimit emergjent, Naser Syla në një intervistë për KosovaPress ngreh alarmin se në të ardhmen vendi të mbetet pa specialist të mjekimit emergjent.

Kjo njësi shëndetësore aktualisht ka 23 specialistë të mjekësisë familjare dhe 68 infermierë.

“Do të thotë, përveç asaj që nuk kemi staf të mjaftueshëm si në qendër këtu, si në periferi, do me thënë që kuadri apo stafi i lartë i mjekësisë emergjente domethënë është duke u mplakur. Kur them duke u plakur, domethënë është mosha mesatare diku mbi 55-vjeç e stafit të lartë që merren me trajtimin e pacientëve, po flas për specialistët e mjekësisë emergjente. Kurse sa i përket kuadrit të mesëm mirë qëndrojmë… Në fund të janarit presim që të dalin diku 17 specializantë të rinj. Domethënë që është minimumi i krejt, i krejt minimumeve prej atyre çka neve na nevojiten. Në dy konkurset e fundit që i ka shpallur Ministria e Shëndetësisë, kanë marrë specializimin njëri tre specializantë, kurse njëri katër, ndërsa ne kemi kërkuar në të dy konkurset nga 15 specializantë. Domethënë është një nivel jashtëzakonisht i ulët. Arsye nuk i di. Nëse vazhdon kështu edhe nëse nuk mund të gjejmë ndonjë zgjidhje, për momentin, atëherë është shumë e vërtetë që rrezikon shteti jonë për të mbetur pa specialistë të mjekësisë emergjente”, thotë ai.

Syla thotë se një numër i madh i pacientëve që kërkojnë trajtim mjekësor mund të trajtohen në nivelet tjera shëndetësore qoftë sekondar apo primar, por që Emergjenca po vazhdon të jetë referencë nga spitalet regjionale dhe qendrat e mjekësisë familjare.

Ai potencon se nga 330 pacientë që kërkojnë trajtim brenda 24 orëve në këtë njësi, një e treta e tyre nuk janë për nivelin terciar.

“Një numër i madh i këtyre pacientëve vijnë pa pasur nevojë për trajtim në një qendër terciare. Është për t’u çuditur se numër shumë i madh i pacientëve vijnë edhe pa udhëzime nga mjekësia primare dhe ajo sekondare… Mund të them se një numër i madh prej numrit të përgjithshëm të këtyre pacientëve, nuk kanë nevojë të sillen ose të dërgohen për trajtim në Qendrën Emergjente dhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Prej këtyre pacientëve, nëse e marrim një mesatare këtë vit, domethënë diku 330 pacientë brenda 24 orëve, lirisht mund të themi se një e treta e tyre nuk janë për Qendrën Emergjente dhe për nivelin terciar”, deklaron ai.

Nënvizon se ndërtimi i një objekti të ri për Klinikën Emergjente është domosdoshmëri dhe i nevojshëm për trajtimin e pacientëve emergjentë.

“Një objekt i tillë është i domosdoshëm. Edhe do të ishte një satisfaksion për punën që e bëjmë. Ky objekt është de-fakto projekt kombëtar, shtetëror, edhe është i domosdoshëm për popullin dhe pacientët që kërkojnë trajtim emergjent në Qendrën Emergjente”, deklaron Syla.

I pari i Klinikës Emergjente pranë QKUK-së, thotë se të gjitha barnat kruciale për mjekësinë emergjente janë në dispozicion, ndërsa problemet shfaqen vetëm në rastet kur pacientët qëndrojnë më gjatë se sa parashihet, për shkak të mungesës së shtretërve në njësitë e kujdesit intensiv.

Sa i përket aparaturës, ai ka vlerëson se gjendja është përmirësuar dukshëm pas renovimit të vitit të kaluar. Qendra Emergjente është pajisur me aparate të reja, përfshirë skanerin, laparoskop, aparat për autotransfuzion dhe instrumente të ndryshme kirurgjikale për sallat e operacionit.

 

Tags: Kosovamungese specialisteshQKUKTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rezultatet përfundimtare: LVV 42.3%, PDK 20.95%, LDK 18.27% dhe AAK-Nisma 7.06%

Votat jashtë vendit në proces numërimi, pjesëmarrja mbi 84%

Mërgimtarët po presin tri orë në Merdarë

Pritje të gjata në pikat kufitare, kolona 600 metra në Merdarë

Dy të lënduar në aksidentin mes një veture dhe kamioni në rrugën Viti-Kllokot

Aksident trafiku në rrugën Pejë – Prishtinë, një i lënduar

Basha: Nexhat Daci ndërtoi jetën mbi dije dhe përkushtim për popullin

Basha: Nexhat Daci ndërtoi jetën mbi dije dhe përkushtim për popullin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën