TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
27 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
27 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Rreth 100 autobusë privatë bllokojnë të gjitha udhëkryqet e Shkupit

nga Besarta Mehmeti
3 vjet më parë
0
A A
Rreth 100 autobusë privatë bllokojnë të gjitha udhëkryqet e Shkupit

Transportuesit po kërkojnë që t’u paguhet borxhi i rreth dy milionë eurove, të cilin, siç thonë ata, ua ka Ndërmarrja e Transportit Publik, përkatësisht Komuna e Shkupit.

Kjo është bllokada e dytë brenda një jave, ndërkohë që transportuesit thonë se e njëjta mund të përshkallëzohet me dyfishimin e numrit të autobusëve – rreth 200 – të cilët do të bllokonin qytetin.

“Bllokadat janë paralajmërim për ndërgjegjësimin e institucioneve se nuk do të heqim dorë nga kërkesat tona. Katër muaj nuk kemi marrë paga. Gjendja e shoferëve është e rëndë pasi nga kjo punë ata mbajnë familjet e tyre. Drejtuesit e Shkupit po tallen me ndjenjat tona por ne këtë nuk do ta lejojmë”, ka deklaruar Lenin Jovanovski, kryetar i shoqatës së transportuesve privatë “Slloboda Prevoz”.

Bllokimi i udhëkryqeve ka shkaktuar pakënaqësi në mesin e qytetarëve, të cilëve u është pamundësuar t’i kryejnë obligimet ditore.

Nga shoqata e transportuesve thonë se kuptojnë revoltën e qytetarëve, por kërkojnë mirëkuptimin e tyre, pasi kjo formë e protestës, sipas tyre, është mënyra e vetme për të realizuar kërkesat që kanë.

“Qytetarët nuk mund të na kritikojnë neve, duhet ta kritikojnë burimin e këtij problemi, që është kryetarja e Shkupit, e cila e ka lejuar këtë gjendje. Qytetarët nuk duhet të lejojnë që të kenë një kryetare të tillë që nuk i intereson – interesi i tyre”, tha Jovanovski.

Përplasjet mes transportuesve privatë dhe Komunës së Shkupit kanë nisur tash e një kohë për shkak të akuzave për shpërdorim të fondeve.

Por, kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, tha se problemi qëndron te transportuesit, respektivisht shoqata, e cila sipas saj nuk ka dorëzuar asnjë dokumentacion mbi paratë e shpenzuar apo fatura mbi transportin e kryer.

Arsovska pretendon se që nga viti 2017 deri në vitin 2022 kjo shoqatë nuk ka raportuar asnjë biletë të shitur në autobusët që lëvizin në linjat e qytetit.

“Bëhet fjalë për miliona para të qytetarëve që dikush i ka futur në xhep”, ka deklaruar ajo.

Transportuesit privatë që qarkullojnë në rrugët e Shkupit nuk marrin para të gatshme nga pasagjerët, pasi çdo biletë regjistrohet në sistemin elektronik që është i lidhur me institucionet e Komunës së Shkupit.

Ajo tha se kontrata me transportuesit privatë është anuluar dhe se nuk tërhiqet nga vendimi, teksa zgjidhjen e problemit e sheh në shpalljen e konkursit ku “mund të marrin pjesë të gjithë transportuesit në mënyrë individuale”.

Por shoqata konkursin e vlerëson të jashtëligjshëm dhe përpjekje të kryetares së Shkupit për përçarjen e tyre.

Situata me transportuesit privatë ka shkaktuar edhe përplasje mes partive politike.

Danella Arsovska është zgjedhur kryetare të Shkupit si kandidate e pavarur, por me mbështetjen edhe të partisë opozitare, VMRO DPMNE.

Por, tani dy muaj raportet e saj me opozitën maqedonase janë ndërprerë dhe VMRO-ja e akuzon Arsovskan për bashkëpunim me partitë në pushtet, si dhe e akuzon se kaosin po e shkakton për t’ia faturuar VMRO DPMNE-së./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rusia ul pritshmëritë për një armëpushim të mundshëm me Ukrainën

Rusia ul pritshmëritë për një armëpushim të mundshëm me Ukrainën

Katër fëmijë në mesin e 15 të vdekurve nga uria e detyruar në Gaza brenda një dite

Katër fëmijë në mesin e 15 të vdekurve nga uria e detyruar në Gaza brenda një dite

Administrata Trump bën publike dokumentet e FBI-së për Martin Luter King Jr

Administrata Trump bën publike dokumentet e FBI-së për Martin Luter King Jr

Tre të vdekur dhe 15 të zhdukur nga një rrëshqitje e dheut e shkaktuar nga shirat në Pakistan

Tre të vdekur dhe 15 të zhdukur nga një rrëshqitje e dheut e shkaktuar nga shirat në Pakistan

UP: Komisioni për verifikimin e testit pranues në Fakultetin e Mjekësisë konstaton se testimi ishte kredibil

UP: Komisioni për verifikimin e testit pranues në Fakultetin e Mjekësisë konstaton se testimi ishte kredibil

Kurti takim lamtumirës me diplomaten sllovene: Falënderime për mbështetjen ndaj Kosovës

Kurti takim lamtumirës me diplomaten sllovene: Falënderime për mbështetjen ndaj Kosovës

Beogradi vazhdon financimin e strukturave paralele në Kosovë përmes “ndihmave sociale”

Ambasada e Kosovës në Hagë prezanton video në 15-vjetorin e opinionit të GJND-së mbi pavarësinë

Ambasada e Kosovës në Hagë prezanton video në 15-vjetorin e opinionit të GJND-së mbi pavarësinë

“Prishtina është rezervuar plotësisht”, Sunny Hill Festival me edicionin më të madh ndonjëherë

“Prishtina është rezervuar plotësisht”, Sunny Hill Festival me edicionin më të madh ndonjëherë

​Hoxha pas kërcënimeve të Vuçiqit: Policia është e përgatitur për të gjitha sfidat për siguri

​Hoxha pas kërcënimeve të Vuçiqit: Policia është e përgatitur për të gjitha sfidat për siguri

Shërbimet kroate: Përshkallëzimi i tensioneve në Kosovë, rrezik i vazhdueshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X