TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rreshtimi i kuadrateve të FSK-së, Osmani: Është trashëgimtare e UÇK-së

Sot është bërë rreshtimi i kuadrateve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në shënim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Aty morën pjesë krerët shtetërorë, ku presidentja Osmani tha se FSK është trashëgimtare e UÇK-së, derisa kryeministri Kurti tha se epopeja përfaqëson momentet më të rëndësishme të historisë moderne.

by Lindrit Zejnullahu
4 javë ago
0 0
A A

Janë njësia elite e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në nder të Epopesë së UÇK-së, ata u rreshtuan u rreshtuan në kazermën “Adem Jashari”.

Bashkë me njësinë elitë, në kazermë rreshtimin e bënë edhe kuadro të tjera të ushtrisë së Kosovës.

Pjesëmarrjen në ceremoni, komandantja supreme, Vjosa Osmani, e bëri me një veturë të veçantë, atë të Presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Përgjatë parakalimit, Osmani u shoqërua nga komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari.

Para ushtarëve, Presidentja theksoi se FSK është e gatshme për çdo sfidë brenda dhe jashtë vendit.

“Sot krenaria jonë nuk qëndron vetëm në të kaluarën. Ajo marshon para nesh me uniformë moderne, me profesionalizëm të lartë dhe me përkushtim të palëkundur ndaj Republikës sonë. Forca e Sigurisë së Kosovës është trashëgimtare denjë e UÇK-së. Ajo bart në zemër idealin e lirisë dhe në duar mban përgjegjësinë e sigurisë së vendit”, tha Osmani.

Fjalim para tw pranishmwve, mbajti edhe kryeministri Albin Kurti, i cili tha se “Epopeja e UÇK-së”, përfaqëson një nga momentet më të rëndësishme në historinë moderne të Kosovës.

”Mes tyre, Adem e Hamëz Jashari ishin dy emrat e përveçëm mbi figurat e të cilëve do të bartej lavdia e asaj rezistence dhe frymëzimi prej luftës së tyre për lirinë e Kosovës. Para më shumë se 30 vitesh Adem dhe Hamëz Jashari së bashku me shokët e tyre i filluan organizimet e para për një ushtri të Kosovës që më pas do quhej Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, u shpreh Kurti.

Krerët shtetërorë së bashku me Rifat Jasharin, u nisën drejt obeliskut të dëshmorëve që gjendet në hapësirat e kësaj kazerme.

Aty nderuan kontributin e të rënëve për liri, ku pati edhe të shtëna nderi në nderim të dëshmorëve, martirëve e gjithë të rënëve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova shkruan histori, por dështon në hapin e fundit drejt Botërorit

Kosova shkruan histori, por dështon në hapin e fundit drejt Botërorit

“VLEN-i është përfaqësues i denjë i shqiptarëve”- Gashi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

“VLEN-i është përfaqësues i denjë i shqiptarëve”- Gashi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Maqedonci takohet me Haluk Bayraktar para ndeshjes Kosovë – Turqi

Maqedonci takohet me Haluk Bayraktar para ndeshjes Kosovë – Turqi

Turqia kalon në epërsi

Turqia kalon në epërsi

Ademi: Javën e ardhshme vendoset për trajnerin

Ademi: Gladiatorët dardanë do të rikthehen edhe më të fortë

Kosova shkruan histori, por dështon në hapin e fundit drejt Botërorit

Kosova shkruan histori, por dështon në hapin e fundit drejt Botërorit

“VLEN-i është përfaqësues i denjë i shqiptarëve”- Gashi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

“VLEN-i është përfaqësues i denjë i shqiptarëve”- Gashi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Maqedonci takohet me Haluk Bayraktar para ndeshjes Kosovë – Turqi

Maqedonci takohet me Haluk Bayraktar para ndeshjes Kosovë – Turqi

Turqia kalon në epërsi

Turqia kalon në epërsi

Gashi: Depolitizimi, rruga drejt shqipes gjuhë zyrtare në RMV

Gashi: Depolitizimi, rruga drejt shqipes gjuhë zyrtare në RMV

Si ishte një vit e gjysmë në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për Afrim Gashin?

Si ishte një vit e gjysmë në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për Afrim Gashin?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën