TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rregullorja e re për mbeturinat në Prishtinë, Braha: Shkelësit do të gjobiten

Kompania regjionale e mbeturinave “Pastrimi”, ka filluar të aplikoj çmimoren e shërbimit të grumbullimit dhe të transportit të mbeturinave. Ani pse kjo rregullore është miratuar vite më parë, tani asaj i janë shtuar edhe disa lloje të veprimtarive të tjera.

by Fëllënza Krasniqi
1 muaj ago
0 0
A A

Mbeturinat do t’i hedhin të gjithë, por jo të gjithë do të paguajnë njësoj.

Kjo meqë, Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” po aplikon çmimoren e shërbimit të grumbullimit dhe transportit të mbeturinave.

Në këtë çmimore janë të ndara kategoritë që nga amvisëria e deri tek bizneset e mëdha.

“Ky akt nënkupton përcaktimin e tarifave të standardizuara për shërbimin e grumbullimit dhe transportit të mbeturinave komunale, të cilat janë hartuar në përputhje me dispozitat ligjore dhe procedurat institucionale të qytetit tonë. Çmimorja reflekton kategorizimin e konsumatorëve – nga amvisëritë rezidente e jorezidente, tek bizneset e ndryshme sipas madhësisë dhe llojet e kontratave – në mënyrë që shërbimi të ofrohet në mënyrë të barabartë, transparente dhe efikase për të gjithë”, thuhet nga “Pastrimi”.

Drejtori i shërbimeve publike në Prishtinë, Luftar Braha tha për televizionin se ka qenë  momenti për vendosjen e një rregulli mbi menaxhimin e mbeturinave.

“Një prej këtyre komponentëve është edhe kontraktimi i  shërbimeve që çdo biznes ose person ekonomik që duhet të bëjë me ndërmarrjen “Pastrimi”. E kanë të obliguar me i pas edhe kontejnerët e vet me pas kontratë me kohëzgjatje dhe gjithashtu me frekuenca përmbledhje dhe gjithashtu me sasinë që mundet më deponua apo me kriju varësisht prej saj edhe pagesa. Edhe me rregulloret e mëparshme e kanë pasur obligim thjeshtë janë riklasifiku e janë shtuar edhe disa lloje të veprimtarive të tjerat të cilat nuk kanë qenë më parë të parapara”, tha drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Luftar Braha.

Ndër të tjerash, Braha tregon edhe për dënimet që do pësojnë shkelësit e kësaj rregulloreje.

“Bizneset të cilat do të përdorin kontejnerët e amvisërisë dhe do të zihen duke hedhur mbeturina në kontejnerët e amvisëri do të gjobiten fillimisht dhe nëse nuk hyjnë në kontratë dhe nuk marrin masat adekuate si kontejnerët e veçantë për vete atëherë edhe mund të mbyllen”, tha ai.

Tarifa të ndryshme do të jenë për të gjitha kategoritë, por për amvisëritë tarifa maksimale mujore nuk tejkalon çmimin prej 6.20 euro.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Publikohen emrat e 57 deputetëve të Vetëvendosjes

VV-ja mblidhet sot, në fokus edhe çështja e Presidentit

Dita Ndërkombëtare për Zero Diskriminim

Dita Ndërkombëtare për Zero Diskriminim

Moti sot në Kosovë

Moti sot në Kosovë

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Publikohen emrat e 57 deputetëve të Vetëvendosjes

VV-ja mblidhet sot, në fokus edhe çështja e Presidentit

Shpërthime të reja dëgjohen në Dubai, re tymi mbi portin Jebel Ali

Shpërthime të reja dëgjohen në Dubai, re tymi mbi portin Jebel Ali

Dita Ndërkombëtare për Zero Diskriminim

Dita Ndërkombëtare për Zero Diskriminim

Moti sot në Kosovë

Moti sot në Kosovë

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën