TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rregullorja e BQK-së, Osmani inkurajon institucionet për bashkëpunim me aleatët

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Rregullorja e BQK-së, Osmani inkurajon institucionet për bashkëpunim me aleatët

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka inkurajuar të gjitha institucionet në vend për bashkëpunim me aleatët qoftë edhe për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, e cila parasheh që valutë e vetme e pagesave në Kosovë të jetë euro.

Ajo theksoi se janë duke vazhduar diskutimet për një plan tranzicioni sa i përket Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës lidhur me dinarin serb.

E pyetur për kritikat e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier sa i përket rregullores së BQK-së, Osmani tha se aleatët nuk po kërkojnë që të mbahet dinari, porse të bëhet një plan zbatimi për çfarë kërkoi nga institucionet të bashkëpunojnë sa më shumë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Çështja nuk është tek dinari, ShBA-të dhe as aleatët tanë të tjerë nuk po kërkojnë që ne ta mbajmë dinarin, dhe nuk do duhej të krijohej një përshtypje që dikush po kërkon prej nesh që mos ta respektojmë Kushtetutën tonë, sepse nuk është e vërtetë. Pra, kemi një mirëkuptim të plotë, dhe qëllim të përbashkët me aleatët tanë, në veçanti me ShBA-të që Kushtetuta jonë të respektohet në plotni, e tëra që është duke u diskutuar është një plan tranzicioni për zbatimin e rregullores së BQK-së. Pra që s’ka të bëjë me punën e BQK-së. Rregullorja mbetet ajo që është, askush nuk po kërkon që rregullorja të ndryshojë e cila bien në domenin e BQK-së, por institucionet që e zbatojnë atë, institucionet ligj zbatuese sikurse edhe për çdo vendim tjetër ndërtojnë plan të zbatimit. Edhe në këtë rast janë ende duke vazhduar diskutimet, secili do të jetë një plan tranzicionin i zbatimit i cili do t’i merr parasysh shqetësimet e të gjithëve”,tha Osmani.

Para gazetarëve, Osmani tha se si presidente e vendit vazhdimisht ka inkurajuar të gjitha institucionet që bashkëpunimin me aleatët të kenë në maksimum.

“Sikurse edhe çdoherë tjetër bashkëpunimi me aleatët tanë asnjëherë nuk e çon Kosovën në rrugë të gabuar. Kështu, si presidente e vendit vazhdimisht inkurajoj të gjitha institucionet që bashkëpunimin ta kenë në maksimum, sepse sa herë veprojmë të bashkuar jemi shumë më të fortë dhe të njëjtën gjë e kërkoj edhe tani. Jam e bindur që jemi në rrugë të drejtë që shumë shpejtë ky plan tranzicioni të arrihet me pajtimin e të gjithëve dhe të jemi efektiv në tërësi, por bashkë edhe me aleatët tanë në zbatimin e plotë të Kushtetutës sonë në çdo cep të vendit”, shtoi Osmani.

Këto komente, presidentja e vendit, Vjosa Osmani i bëri në shënimin e Ditës së Presidentit amerikan, Bill Clinton. /kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

​“Ranë që ne të jetojmë të lirë”, përkujtohen dëshmorët dhe martirët në Doganaj

​“Ranë që ne të jetojmë të lirë”, përkujtohen dëshmorët dhe martirët në Doganaj

Sot veteranët e UÇK-së protestojnë kundër ekspozitës për masakrat në Kosovë

Veteranët e UÇK-së: Serbia po rehabiliton krimet e luftës, heshtja e BE-së dhe ShBA-së është bashkëfajësi morale

“Festat tjera i presim bashkë” – Thaçi kritikon Hagën për mbajtjen e seancës në ditë feste

Çfarë tha Thaçi për gazetën gjermane-intervista e plotë

Delegacioni i lartë i Bankës Qendrore merr pjesë në Takimet Pranverore 2026 të FMN-së dhe BB-së

Delegacioni i lartë i Bankës Qendrore merr pjesë në Takimet Pranverore 2026 të FMN-së dhe BB-së

Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike, përfshirë linjën e re me Kosovën

Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike, përfshirë linjën e re me Kosovën

Rexhbeçaj pranë kthimit te Wolfsburgu

Rexhbeçaj pranë kthimit te Wolfsburgu

​“Ranë që ne të jetojmë të lirë”, përkujtohen dëshmorët dhe martirët në Doganaj

​“Ranë që ne të jetojmë të lirë”, përkujtohen dëshmorët dhe martirët në Doganaj

Ministri i Jashtëm turk bën thirrje për një “pakt stabiliteti rajonal”

Ministri i Jashtëm i Turqisë: Izraeli mund ta shohë Turqinë si kundërshtar të ardhshëm pas Iranit

Beshiktashi zëvendëson Rashicën me Zhegrovën?

Beshiktashi zëvendëson Rashicën me Zhegrovën?

Prishtina – Dukagjini, mbyll xhiron në Superligë

Prishtina – Dukagjini, mbyll xhiron në Superligë

Bllokadë e SHBA-së në Ngushticën e Hormuzit, pezullohet i gjithë transporti detar

Bllokadë e SHBA-së në Ngushticën e Hormuzit, pezullohet i gjithë transporti detar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën