TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rrëfimi për luftën e Çanakalasë në Prishtinë

Njëra ndër luftërat e njohura, e cila u zhvillua gjatë periudhës së Luftës së Parë Botërore, është edhe ajo e Çanakalasë, apo siç njihet në literaturë lufta e Galipolit. Rrëfimi për këtë beteje përmes një muzeu mobil është stacionuar në Prishtinë.

by Florijeta Dernjani
1 vit ago
2 0
A A

Figura me dyllë e themeluesit të Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk për të cilin thuhet se ka prejardhje shqiptare u vendos në kryeqytetin kosovar.
Komanduesi i luftës së Çanakalasë, bashkë me eksponate të betejës më të përgjakshme të Luftës së Parë botërore që u fitua nga Turqia u shfaq në muzeun mobil një muaj para përvjetorit të 110-të.
Prishtina është stacioni i parë, i kujtimit të betejës më të madhe të luftës së parë botërore në Ballkan.

E jo rastësisht, u zgjodh ky qytet.

Kjo meqë, në këtë që njihet edhe si Beteja e Gallipolit midis forcave angleze, ruse dhe franceze dhe në anën tjetër ushtrisë osmane ndihmuar nga Austro-Hungaria dhe Gjermania ranë 25 mijë shqiptarë.

Për këtë historiani, Nuridin Ahmet thotë se janë dy arsye.

“Në këtë periudhë e kemi fetvanë e shehut islam në Stamboll që duhet ti përgjigjen luftës së shenjtë, pavarësisht që ishte shpallur pavarësia në 1912 e Shqipërisë, por në aspekti shpirtëror shqiptarët nuk ishin ndarë nga Perandoria Osmane, ende e ndjenin vetën pjesë të perandorisë. Aspekti i dytë është se në vitin 1912 shqiptarët dhunshëm largohen nga fuqitë e aleancës ballkanike gjatë luftërave të njohur gjatë vitit 1912-13 pjesa dërmuese u vendosën në Edirnje dhe ata iu përgjigjen luftës së Çanakalasë”, thotë ai.

Rrëfimi për Çanakalanë, në Prishtinë është i rëndësishëm pasi secili qytet shqiptar ka dikë të rënë në këtë betejë të përgjakshme.

“Nëse kemi mundësi me i pa varrezat e të rënëve të Çanakalasë aty e kemi mundësi ti shohim që janë nga të gjitha qytetet e shqiptareve, Prizreni, Prishtina, Ulqini, Tivari. Ishte kufij politik që na i kemi nuk kanë qenë të theksum gjatë luftës së Çanakalasë, shqiptarët e kanë përceptu si të vetën, nuk e kanë pa si luftë për të tjerët por për vetën e tyre, për atë ka qenë shumë pjesëmarrje masive”, shprehet Adnan Shala profesor.

Për këtë betejë, u kënduan edhe këngë, versioni i parë i së cilës u shkrua në vitin 1920.

“Versioni i parë 1920 burimi i saj është anonim, ashtu siç është në kulturat e tjera, nëse krahasohen këngët e vëren që ka dallime dhe të ngjashme, tema e njëjta por kompozimi dhe përdorimi i fjalëve dallon, kjo mund të jetë kënduar nga pjesëmarrës në luftë dhe nuk është një autor i veçantë që e ka shkruajtur këtë këngë”, thotë ai.

“Kudo që valëvitet flamuri i kuq, atje është Çanakale’, muzeu ynë mobil, i cili ka udhëtuar në të gjithë cepat e Turqisë, tani po shkon drejt zemrës sonë, Ballkanit”, është motoja e muzeut që pas Kosovës, do të udhëtojë në Shqipëri, Mal të Zi, Bosnjë-Hercegovinë, Serbi Maqedoni të Veriut dhe Bullgari.

Llogaritet se në betejën e Çanakalasë që nisi në muajin prill të vitit 1915 deri në janar të vitit 1916 humbën jetën rreth 280 mijë veta.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Amnesty International: Mungon trajtimi i duhur për viktimat e dhunës në familje në Kosovë

Dyshohet për sulm seksual përmes mesazheve, arrestohet një person në Klinë

Mbi 600 policë me sëmundje të rëndë e kronike detyrohen të paraqiten në punë

Bastisen dy lokacione në Lipjan, sekuestrohet armë e municion

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Hetohet vdekja e një gruaje në Fushë-Kosovë

​“Bruhi” dhe “zorra qorre” operacionet më të shpeshta te fëmijët

Sot lansohet shërbimi digjital për regjistrimin e lindjes së fëmijës

Amnesty International: Mungon trajtimi i duhur për viktimat e dhunës në familje në Kosovë

Dyshohet për sulm seksual përmes mesazheve, arrestohet një person në Klinë

Mbi 600 policë me sëmundje të rëndë e kronike detyrohen të paraqiten në punë

Bastisen dy lokacione në Lipjan, sekuestrohet armë e municion

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Hetohet vdekja e një gruaje në Fushë-Kosovë

Biden nënshkruan direktivë mbi përdorimin e inteligjencës artificiale për të mbrojtur sigurinë kombëtare

Kosova e Shqipëria, ndër vendet me përdorimin më të lartë të IA gjeneruese në Evropë

​“Bruhi” dhe “zorra qorre” operacionet më të shpeshta te fëmijët

Sot lansohet shërbimi digjital për regjistrimin e lindjes së fëmijës

E mërkura me temperatura deri në 33°C

Diell dhe temperatura deri në 22°C

Merz për tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania: E ekzagjeruar, por nuk është diçka e re

Merz për tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania: E ekzagjeruar, por nuk është diçka e re

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën