Çdo 25 mars merr rrugën për tek varrezat e fshatit.
Zejnel Popi edhe këtë të shtunë në përvjetorin e 24 të masakrës së Fortesës erdhi tek varri i babait.
Një ditë pas fillimit të bombardimeve të NATOS, në fshatin e tij ndodhi një ndër masakrat më të tmerrshme në Rahovec, ku u vranë burra gra fëmijë e të moshuar.
81 vjecari i cili mbijetoj nga kjo masakër tregon momentin se si nis pushkatimi i banorëve të fshatit.
Zejnel Popi, për tëvë 1 ka rrëfyer se si shpëtoi i gjallë në mesin e 68 viktimave.
E edhe pse personat të cilët kryen këtë masakër ai i njeh, asnjëri nga ta nuk mori dënim për krim kundër ndërzimit.
Në përvjetorin e 24 të kësaj masakre, familjar e udhëheqës të komunës së Rahovecit bënë homazhe tek varrezat e martirëve në fshatin Fortesë.
Kronika e realizuar nga gazetarja Doresa Geci.