Çdo 28 shkurt, odën e shtëpisë së tij e hap për mysafirë të shumtë.
Sheremet Sejdiu, brenda saj ka edhe shumë kujtime që përkojnë me këtë datë.
Në oborrin e shtëpisë në Çirez të Skenderajt, para 28 vitesh atij iu vranë nga forcat serbe katër djemtë e tij.
E mallin për ta e heq duke shikuar fotografitë e tyre që i ka të vendosura në ballë të saj.
Sejdiu, tash 84-vjeçar e ka ende të freskët momentin kur morri vesh se katër djemtë e tij nuk jetojnë më.
“Hina thashë t’i shohë robtë, gruja pom thotë mbetëm pa djemë, a e pe tha, po, thashë si ke pa more po le qysh ka thënë zoti s’dijsha kah me ja majtë, po thomë o në dorë të zotit skem qa me bë. Kur dal një re e Halimit i pashë dy poshtë thashë dy kokan të vramë, kur erdha aty dy mrena këtu, u kanë Nazmia dhe Bekimi të vrarë, të nesërmen i kanë marrë Bedrin dhe Beqirin andej në lugë i kanë pru këtu mrena. Ndaq 10 mijë, 20 mijë janë kanë, ranë, por ne prej serbit kur s’kem pritë mirë o vllau jem” , thotë Shermet Sejdiu, babai i katër djemëve të vrarë.
Tragjedinë, Sejdiu e përjetoi rëndë. Forcën për ta përballuar dhimbjen, thotë se e gjeti tek Zoti.
“E gjeta forcën te Zoti te njerëzit qysh njerëzit njerëzit e menqëm dijshin pajtojshin folshin fjalë, e marrshe atë fjalë e ngoj sa mirë fole ti, sa mirë fole ti edhe iu kam mbështetë zotit, qatyne fjalëve të mira, e paska shkru zoti qashtu, duhet me u pajtu… Smë ka nzënë gjumi i kam marrë në grykë, jam shku e jam ra, smë ka nij ai daja, e morra Beqirin, edhe Bekimin, qetu në qët anë janë kanë bineqt s’mi kanë nda UÇK-ja, beso katër herë kam ardhë i kam marrë në grykë të katërtit mos ta lë njërin po të katërtit”, thotë ai për Tëvë1.
Kufomat e katër djemve, para lamtumirës së fundit, Sejdiu i mbuloi me flamurin kombëtar.
Ky moment u përjetësua përmes kësaj fotografie.
“A mundesh me ardhë me u ulë këmbëkryq, thashë po vallai kurdush, bile ma bëjke dikush mbuloi kufomat ja po shkoj pot bij çarçafë, i thashë o kumbarë nuk janë si te Braimi i Ajetit, Brahimi i ka marrë këtu i ka pru në shtëpi, mu mi kanë thy me dyer e dritare po kanë qef me i pa ushtria kërrsh me gja krejt mos i mlo thashë qaty ka me ilënë ata htojshin letë viojnë te shohin çka kanë bërë këtu, kanë vrarë”, shprehet Sjediu.
Përballë shtëpisë, Sejdiu e ka të vendosur lapidarin e të katër djemve, për të cilin ai përkujdeset çdo ditë.



