TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rrëfimi i mësueses nga Medvegja, sfidat e saj të mësimdhënies me sistemin arsimor serb

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Rrëfimi i mësueses nga Medvegja, sfidat e saj të mësimdhënies me sistemin arsimor serb

Nisi punën si mësimdhënëse në vitet ’78 dhe ’79, në fshatin e lindjes në Tupallë të Komunës së Medvegjës, sot, Hamide Miftari në Ditën e Mësuesit më 7 Mars numëron plot 38 vite përvojë.

Mësuesja, Hamide Miftari në emisionin “Ditari” në Tëvë1, rrëfen jetën e saj të gjatë në arsim, si dhe përvojat në përcjelljen e 9 gjeneratave.

Ajo tregon se si arriti të bëhet mësuese në shkollën e fshatit të lindjes në Medvegjë, ku aty mori mësimet e para.

“Në atë shkollë, ku kam qenë fëmijë – aty ku jam rritë si nxënëse e arsimtarëve, pas disa viteve arrita të bëhesha kolege me ta. Ka qenë ndjenjë e veçantë për mua, sepse aty kam marr filet e para se si duhet të jetë një mësuese. Punova dy vite aty, pastaj u shpërngula në Prishtinë”, rrëfeu ajo.

Pas shpërnguljes në Prishtinë, ajo tregon edhe për vështirësitë që pati për të kaluar nga sistemi arsimor serb në atë të Kosovës.

“Nuk ka qenë e lehtë, por as e njëjtë. Ka dalluar pak në atë kohë, sepse s’kemi punuar me planprogram të Kosovës, por me sistem serb… kam punuar pastaj në shkollën ‘Emin Duraku’, në një shkollë të mrekullueshme – në atë më të vjetrën e qytetit. Frikohesha me shku në atë shkollë, sepse e dija që stafi arsimor ka qenë shumë i zellshëm, por që ka kaluar edhe nxënës shumë të zellshëm”.

Gjatë kohës kur ajo dha mësim për nxënësit e Kosovës në Medvegjë, përmend problemet me të cilat ballafaqohej për përdorimin e gjuhës shqipe.

Miftari tregon se gjatë mbledhjeve të Këshillit të Arsimtarëve ka mjaftuar që vetëm njëri prej tyre që ishte serb të ishte prezent aty e pastaj e gjithë ekipa të flisnin në gjuhën serbe e jo më shqip.

“Atëherë kur unë punova, më herë ka qenë që vetëm katër vjet mundesh me i përfundua në shqip, mirëpo kur fillova unë e hapën edhe tetë vjeçaren aty. Mirëpo, problemi më i madh ka qenë që në atë kohë punonte vetëm një serb që jepte serbisht në klaset tona shqipe. Kur mbanim mbledhjet e arsimtarëve e tërë klasa e tërë mësuesit aty duhej të flisnin serbisht. Për shkak të një personi ne pa çare duhej të flisnim serbisht. Mirëpo, shyqyr që kanë kaluar ato kohë, tash jemi të lirë.

Mësuesen Miftari më së shumti e gëzon suksesi i nxënësve që kanë arritur. Ajo thotë se tashmë nxënësit që ajo i ka mësuar kanë arritur të profesionalizohen në shumë fusha të ndryshme.

Ajo tregon se nga nxënësit ka dhurata të vazhdueshme, jo vetëm për 7 Mars.

“Tash e asaj kohe jam shumë e lumtur që pranoj dhurata prej nxënësve të mi. Pranoj lule, ese, telefonata. Dhurata më e madhe prej tyre është që më duan shumë. Kam shumë kujtime, poezi e shumë gjëra që i ruaj me shumë kujdes”, tregoi ajo tutje.

Tags: 7 marsiHamide MiftariMedvegjë
ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani pret në takim Begajn: Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Osmani pret në takim Begajn: Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës

“Mos heshtni ndaj dhunës” – Mesazhi i Haxhiut dhe Nagavcit për nxënësit

“Mos heshtni ndaj dhunës” – Mesazhi i Haxhiut dhe Nagavcit për nxënësit

Gjykata: Rozeta Hajdarit ftesa iu dërgua më 19 nëntor përmes postës

Gjykata: Rozeta Hajdarit ftesa iu dërgua më 19 nëntor përmes postës

Auditori zbulon mangësi në ndërtimin e objektit për Klinikat Nefrologji dhe Hemato-Onkologji

Trump premton ndërhyrje pas rikthimit të përleshjeve mes Tajlandës dhe Kamboxhias

Kupa e Kosovës: Sot zhvillohen gjashtë ndeshje interesante

Duele në forta në 1/8 e Kupës së Kosovës

Gjykata: Rozeta Hajdarit ftesa iu dërgua më 19 nëntor përmes postës

Gjykata: Rozeta Hajdarit ftesa iu dërgua më 19 nëntor përmes postës

Hamasi ofron garanci për të mos sulmuar Izraelin, por refuzon çarmatimin

Hamasi ofron garanci për të mos sulmuar Izraelin, por refuzon çarmatimin

Auditori zbulon mangësi në ndërtimin e objektit për Klinikat Nefrologji dhe Hemato-Onkologji

Auditori zbulon mangësi në ndërtimin e objektit për Klinikat Nefrologji dhe Hemato-Onkologji

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën