TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rrëfimi i mësues nga Suhareka, drejtori që e largoi nga shkolla për shkak të mbulesës dënohet me burg

Është dënuar një vjet burgim me kusht ish drejtori i shkollës “Flamuri i Arbërit” në Suharekë. I njëjti para dy vjetëve kishte ndaluar hyrjen në shkollë për mësuesen Remzie Lezi, për shkak se e njëjta kishte vendosur shaminë.

by Rinesa Osmanaj
2 vjet ago
0
A A
Rrëfimi i mësues nga Suhareka, drejtori që e largoi nga shkolla për shkak të mbulesës dënohet me burg

Tani e lumtur po pret mysafirë në shtëpinë e saj.

Por Remzie Lezi nga Reshtani i Suharekës i ka të freskëta kujtimet kur iu është pamundësuar që të hyjë në shkollën “Flamuri i Arbërit”, aty ku ajo ushtron profesionin e saj si mësuese më shumë se 30 vjet.

“Lot më kanë rrjedh. 30 e disa vjet punë edhe me ardh dikush ma mbyll derën tash”, shprehet mësuesja.

E krejt kjo kishte ndodhur për shkak se e njëjta vendosi të barte shaminë.

Lezi tha se nuk ka pasur përkrahje as nga një pjesë e kolegëve të saj.

“Kur kemi fillu me gjyq atëherë ma kanë leju për me hy brenda por përsëri me kërcënime sidomos drejtori ka qenë katastrofë. Ka pasur raste kur drejtori ma ka mbyll derën edhe krejt ata kanë qenë brenda dhe nuk ka dalë një me thënë çka je duke bërë kjo është kolegia jonë, ato nuk i kam pasë, të këqija nuk kam pasur prej kolegëve por as të mira jo”, shprehet ajo.

E gjatë ditës së djeshme është marrë vendimi në Gjykatën Themelore,  ku ish drejtori i shkollës “Flamuri i Arbërit” është dënuar me një vjet burgim me kusht.

“Dje kemi mbajt seancë pranë gjykatës themelore në Prizren dega në Suharekë ku është shpallë aktgjykimi me të cilin është dënuar i akuzuarim, ish-drejtori i shkollës “Flamuri i Arbërit” për veprën penale “Shkelje e statusit të barabartë të shtetasve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës” dhe sipas kësaj shpallje të aktgjykimit ai është dënuar me burgim, një vjet burgim me kusht”, thotë avokati Muhamet Mujaj.

Ish – drejtori Liman Bytyqi nuk ishte i qasshëm në telefon për të komentuar për këtë çështje.

Mirëpo, në lidhje me këtë foli kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.

Ai tha se do të zbatojnë atë që ka vendosur gjykata në fjalë.

“Unë nuk dua të flas për të kaluarën, se çfarë ka ndodhur para dy vjetëve, deklaratat që i kam dhënë nuk do ti ndryshojë, unë morë informatë prej juve, asnjë vendim nuk  e kam marrë, ne jemi shtet ligjor dhe zbatojmë ligjet që janë në fuqi, qysh vendos gjykata, qysh vendosin ata për mua është çështje e kryer sepse zbatojmë ligjet që janë në fuqi”, tha Muharremaj

Edhe pse kishte akuza ndaj Komunës që nuk kanë përkrahur Remzie Lezin, kryetari tha se nëse nuk do të ishte përkrahja e tyre, ajo nuk do të ishte në shkollë.

Tags: denimi i drejtoritmesuesja nga Suhareka
ShareTweet

Postime të ngjashme

16 ushtarë të FSK-së certifikohen pas trajnimit të avancuar për Kërkim-Shpëtim

16 ushtarë të FSK-së certifikohen pas trajnimit të avancuar për Kërkim-Shpëtim

Sulmohet infermierja e QKMF-së në Prishtinë, reagon Oda e Infermierëve

Sulmohet infermierja e QKMF-së në Prishtinë, reagon Oda e Infermierëve

​Kosova shet pak e blen shumë, importet arrijnë vlerën afro 5 miliardë euro vetëm për tetë muaj

​Kosova shet pak e blen shumë, importet arrijnë vlerën afro 5 miliardë euro vetëm për tetë muaj

FBI zbulon rastin e kosovarit: Krime kibernetike dhe shitje të të dhënave

Incident pranë bazës amerikane në Angli, evakuohen banorët

Incident pranë bazës amerikane në Angli, evakuohen banorët

Një i vrarë dhe shtatë të plagosur në shkeljen e fundit të armëpushimit në Gaza nga Izraeli

Një i vrarë dhe shtatë të plagosur në shkeljen e fundit të armëpushimit në Gaza nga Izraeli

Opozita izraelite bashkohet kundër Netanyahut para zgjedhjeve

Opozita izraelite bashkohet kundër Netanyahut para zgjedhjeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën