TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rrëfimi i Feti Mehdiut, përkthyesit të parë të Kur’anit në shqip

Punën e filloi në vitin 1997. Por iu deshën plot 7 vite, që për herë të parë ta përkthente të gjithë Kur’anin në gjuhën shqipe. Është fjala për akademikun Feti Mehdiu, i cili u bë përkthyesi i parë i librit të shenjtë të myslimanëve në shqip. Si i lindi ideja dhe si e pritën këtë përkthim shqiptarët, për Tëvë1 e ka zbuluar vet Feti Mehdiu.

by Fidan Zejnullahu
5 muaj ago
1 0
A A

Për mbi 1 mijë vjet, shqiptarët e lexuan vetëm në gjuhën arabe.

Por, kjo gjë ndryshoi, në vitin 1985.

Kjo meqë akademik Feti Mehdiu, e përfundoi përkthimin e komplet librit të shenjtë “Kura’n”-it, në gjuhën shqipe

Kështu për herë të parë, shqiptarët patën rastin, ta kenë në shtëpitë e tyre të gjithë librin e shenjtë në gjuhën shqipe.

Në 40 vjetorin e këtij botimi, Feti Mehdiu, tregon se si i lindi ideja për ta shqipëruar librin e zbritur në vitin 610.

“Ideja ka lindur qysh në shkollën e mesme, në medrese, duke përkthyer ajete të Kur’anit, tematike që i kishim për tekste të lendeve të ndryshme. Pastaj pas përfundimit të Medreses, kjo ide sikur u forcua, sepse Kur’ani ishte përkthyer në shumë gjuhë në botë, në anglisht, gjermanisht, latinisht. E pash që në gjuhën shqipe kishte pasur shumë përpjekje për t’u përkthyer, por komplet nuk ishte përkthyer”, deklaroi akademiku për Tëvë1.

Mehdiu thotë se përkthimi u kompletua në vitin 1984.

Ndërsa një vit më pas, u botua nga Bashkësia Islame e Kosovës.

“Diku 7 vjet mi ka marrë përkthimi, edhe pse unë kisha edhe punë të tjera, të përgatisja tekste për studentët, por në radhë të parë e kisha përkthimin e Kuranit”, tregoi ai.

Por, çfarë e nxiti Mehdiun ta përfundojë një punë, të cilën nuk arritën ta bënin shumë para tij?!

“Gjithçka çka ka krijuar Allahu, janë mes qiellit dhe tokës, janë për ju, për njerëzit që dinë të mendojnë. Kjo me ka nxitë më së shumti.  Në Kuran ka disa shprehje, mendimi, logjikimi, meditimi”.

E qysh në vitin e parë, Mehdiu thotë se u shitën plot 10 mijë ekzemplarë.

“Në opinion është pritë shumë mirë, ilustrimi më i mirë është se për një vit e gjysmë, janë shitur 10 mijë ekzemplarë, edhe pse atë kohë ishte libri i dytë më i shtrenjtë. Është informatë e librarisë, nuk e di cili ishte libri më i shtrenjtë, por Kurani ishte libri i dytë”.

Ndryshe, para Mehdiut, tentativat për shqipërimin e Kur’anit, përfunduan me përkthimin e vetëm disa kaptinave.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Policia arreston një të kërkuar në Han të Elezit

KRU “Prishtina” paralajmëron: Zero tolerancë për borxhet dhe lidhjet ilegale

Uji në rrezik, thirrje për kursim

OVL-UÇK të hënën mban konferencë për media

OVL UÇK reagon ndaj ambasadorit gjerman, Gucati: Po parapërgatitet opinioni për vendimin e Gjykatës Speciale

Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin

Letër nga Macron për Kurtin: Franca mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së

Letër nga Macron për Kurtin: Franca mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së

Gjermania evakuon personelin ushtarak nga Iraku

Gjermania evakuon personelin ushtarak nga Iraku

Irani paralajmëron për “dëme të pakthyeshme” në infrastrukturën rajonale nëse sulmohen termocentralet

Irani paralajmëron për “dëme të pakthyeshme” në infrastrukturën rajonale nëse sulmohen termocentralet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën