TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rrëfimi i Besnik Restelicës – Heroi që u keqtrajtua deri në vdekje në burgjet serbe

Me 30 janar të vitit 1997, pas syfyrit, policia serbe kishte arrestuar në shtëpinë e tij, veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, Besnik Restelicën. Atë natë e mbajnë mend mirë familjarët. Motra, Magbulja, kujton pamjen e fundit të vëllait para se policët serbë ta arrestonin.

by Tëvë1
1 orë ago
1 0
A A

Autori: Adea Mustafaj

Ishte Ramazani i vitit 1997.

Besnik Restelica i kishte mbledhur shokët për iftar në odën e tij në Podujevë.

Pasi mbaruan syfyrin u shpërndanë, e Besniku me familje shkuan të flenë.

Por, vëllai i Besnikut, Fahriu, zgjodhi të studionte edhe pas syfyrit, kur vërejti diçka të pazakontë.

Një numër i madh policëve serbë kishin hyrë në oborrin e shtëpisë së tyre.

Këta, tashmë kishin kapur Besnikun, i cili ndodhej në odën pranë shtëpisë.

Kujtimet e asaj nate të 30 janarit, i ka të freskta motra e Besnikut, Magbule Restelica.

“Unë me nanën kemi qenë dhomë tjetër. U hi polici më doket sikur sot, si me kon luftë, sikur në film ma ka qu mallin. Edhe mu ma kanë afru aftomatin qetu (tek gjoksi) edhe ma kanë bo mos livrit. E jena ulë me nanën. Fahrin dhe baben i kanë marr i kanë qit jasht, i kanë lidh edhe i kanë shtreh në tokë të lidhun ashtu. Edhe hallakatën pak edhe tha nana: po çka po lypni. Ta di bile çka po lypni. Tha çka lypëm gjetëm.”, u shpreh Restelica.

Magbules, i kujtohet mirë pamja e fundit e vëllait në oborrin e shtëpisë.

E pas 24 ditësh policët serbë u kthyen sërish tek shtëpia.

Kësaj radhe për të kumtuar lajmin për vdekjen e Besnikut, i cili gjatë gjithë kohës ishte mbajtur në Burgun famëkeq të Prishtinës.

Por, familjes nuk iu tha se Besniku vdiq nga torturat serbe.

“Mas 24 ditësh erdhen dy policë këtu tek shtëpia. Tha a është i zoti i shtëpisë këtu. I tham po. E murrem baben e dërgun në stacionin e policës këtu. Ja kishin konfirmu lajmin . I than Besniku e ka fur vetën, e ka mbyt vetën. I tha Besnikun ma pasket mbytur ju.”  , shtoj tutje Restelica.

Në ditët sa Besniku ishte gjallë, takimi i lejohej vetëm me babain, Muharremin.

“Baba u kon vizit te Besniku mas dy jave i ka thonë ju mos u mërzitni…Bisedojsha me baben në telefon e pajsha që është shumë i ftoft mas atij takimi se ai vetë i patë tregu vetë s’keni nevoj me u mërzit për mu.” , ka thënë vëllau i Besnikut, Enveri

Besniku përkundër torturave çnjerëzore serbe, nuk e dha asnjë informacion për shkoët e luftës.

“Qeli ja qojnë Besnikut një njeri gjoja se i burgosur edhe i thojnë pse spo fol, trego. Ky i thot kush je ti. Me siguri një njeri i ktyre. I thotë trego ti për vete jo për mu. Tani kontakti me avokat që kemi pas, avokati i ka thonë Besnikut që duhet me fol, se kta shokt e tu disa po ju ndodh që po ju rrjedh ka një fjalë . Avokatit ju ka drejtu ti veç e kqyr punën tone.”, theksoj Restelica.

Besnik Restelica u arrestua vetëm një ditë para se të vriteshin Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

Ndërsa ndërroi jetë në Burgun e Prishtinës, me 24 shkurt të vitit 1997.

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tahiri i AAK-së: Nuk do të merrnim pjesë në takim me Kurtin për presidentin

Tahiri i AAK-së: Nuk do të merrnim pjesë në takim me Kurtin për presidentin

Ndalohen për 48 orë tre të dyshuarit që u kapën me mbi 1 milion euro në Merdare, dyshohen për “shpëlarje të parave”

Ky është polici nga Shqipëria që dyshohet se u kap me 1 milion euro në Merdarë

Aksident mes autobusit e dy veturave në Bresje, tre të lënduar

OVL-UÇK të hënën mban konferencë për media

OVL UÇK thërret konferencë për media

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën