TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rrëfim nga i mbijetuari i betejës të vitit 1998, Hazir Murati

by Albiona Hajdari
1 vit ago
0
A A
Rrëfim nga i mbijetuari i betejës të vitit 1998, Hazir Murati

I mbijetuari i betejës së 14 dhjetorit 1998, Hazir Murati rrëfen momentet kritike dhe kushtet ekstreme të asaj periudhe. Ai kujton shokët e fëmijërisë, të rënë dëshmorë në Likenet e Hasit.

Rrugën për në Kompleksin Memorial ‘’Katër Dëshmorët’’ e bën shpesh.

Këtu vjen, Hazir Murati, ngase kjo është mënyra e vetme si e heq mallin për shokët e fëmijërisë.

Misionin e Halil Metës, Isa, Enver e Qamil Ollurit nga fshati Krojmir i Lipjanit e kujton me nder e krenari.

Periudhën e vitit 1998, kur nga Doktrina Ushtarake e Shqipërisë, bashkëluftëtarët e tij përgatiteshin për beteja të reja me forcat serbe.

“Gjatë shkuarjes andej kanë çu njerëz të plagosur, ushtarë të UÇK-së për shërimin e tyre në Shqipëri dhe gjatë kthimit për furnizim dhe municion që kanë qenë ndër dy misionet më të shenjta dhe sublime të asaj kohe”, ish-ushtari i UÇK-së, Hazir Murati.

Ata bashkë me dhjetëra ushtarë të UÇK-së po përballeshin me kushte ekstreme gjatë operacioneve në territorin shqiptar.

“Ka qenë një rrugë shumë e vrazhdë, një acar mbi -25 gradë, çdonjëri nga ne ka qenë i ngarkuar me municion dhe armatim me mbi 45 kilogram në shpinë. Edhe pse në atë kohë kufiri shqiptaro-shqiptar ishte shfaqur ndër kufijtë më të rrezikshëm në Evropën Juglindore, ishte i bllombuar dhe i blinduar nga çdo anë”, tha ai.

Por as acari i atij dimri nuk i ndali ushtarët e UÇK-së të depërtojnë kufirin shqiptaro-shqiptar.

Mirëpo pikërisht gjatë asaj rruge, 14 dhjetorin e vitit 1998, ata ranë në pritë nga forcat serbe.

“Pas 19 orëve rrugëtim ne bimë me një pusetë të forcave serbe te Likenet e Hasit, në territor të Republikës së Kosovës dhe aty tani fillon beteja. Pjesa dërrmuese e pjesëtarëve që kanë mbijetuar kanë qenë të ngrirë, të plagosur, të rraskapitur, nuk na ka ndalë as spitali i Krumës, as i Kukësit, në mënyrë urgjente na kanë çu në spitalin ushtarak në Tiranë me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm të asaj kohe”, tha Murati.

E në mesin e 40 dëshmorëve ishin edhe shokët e tij, Isa, Enver e Qamil Olluri të cilët i kujton me nderim të lartë.

“Isa, Enveri  dhe Qamili kanë qenë ndër ata djem që kanë qenë pikë reference për trimërinë, guximin, fisnikërinë, virtytet e tyre të larta patriotike dhe kombëtare që i kanë pasë.  Por i kanë pasë të mishërime edhe nga familja, se familjet e tyre kanë qenë në shërbim të atdheut në çdo pikëpamje”, tha ai.

Veç tyre, gjatë luftimeve në vitin 1998 në kufirin shqiptaro-shqiptar, ranë heroikisht edhe komandanti i Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi – Kapuçi me dhjetëra bashkëluftëtarë të tjerë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

DASh: Kosova me hapa jokonsistentë në ndëshkimin e shkelësve të të drejtave të njeriut

DASh: Osmani, partnere e përkushtuar në Ballkanin Perëndimor – ShBA pret bashkëpunim me qeverinë e re të Kosovës

Spahiu: Gjykata Speciale nuk ndikohet nga protestat, përgjegjësinë e mbajnë ata që e votuan

Spahiu: Gjykata Speciale nuk ndikohet nga protestat, përgjegjësinë e mbajnë ata që e votuan

Rubio falënderon Osmanin që Kosova iu bashkua Bordit të Paqes dhe për kontributin për Gaza

Rubio falënderon Osmanin që Kosova iu bashkua Bordit të Paqes dhe për kontributin për Gaza

Bislimi: ShBA historikisht me Kosovën, nuk ia ka kthyer dhe nuk do t’i kthejë shpinën

Rama sot viziton Kosovën

“Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë” – Protesta e PD-së në Tiranë, reagon Rama

Rubio falënderon Osmanin që Kosova iu bashkua Bordit të Paqes dhe për kontributin për Gaza

Rubio falënderon Osmanin që Kosova iu bashkua Bordit të Paqes dhe për kontributin për Gaza

Bislimi: ShBA historikisht me Kosovën, nuk ia ka kthyer dhe nuk do t’i kthejë shpinën

Bislimi: ShBA historikisht me Kosovën, nuk ia ka kthyer dhe nuk do t’i kthejë shpinën

Emisioni “Info Nata” 20.02.2026

Emisioni “Info Nata” 20.02.2026

Përplasje mes demonstruesve dhe policisë gjatë protestës antiqeveritare në Shqipëri

Përplasje mes demonstruesve dhe policisë gjatë protestës antiqeveritare në Shqipëri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën