TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rrecaj: Mosformimi i Qeverisë Konjufca më i shëndetshëm për vendin

by teve1
4 muaj ago
1
A A
Rrecaj: Mosformimi i Qeverisë Konjufca më i shëndetshëm për vendin

Avokati, Visar Rrecaj ka shprehur skepticizëm se mandatar i radhës i Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e qeverisë së re, Glauk Konjufca, do të arrijë të marrë votat e nevojshme.

Rrecaj e ka vlerësuar si më të shëndetshëm dhe më të favorshëm për vendin mosformimin e Qeverisë Konjufca, pasi sipas tij, kjo lëvizje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, nuk është serioze, por vetëm një manovër për të blerë kohë.

“Nuk besoj që do të ketë Qeveri Konjufca, dhe mendoj se është më e shëndetshme që të mos formohet një qeveri me të dhe të shkohet tutje, sepse kjo lëvizje taktike e heqjes së Albin Kurtit dhe vendosjes së Konjufcës nuk është serioze. Tashmë po shihet se ka qenë vetëm një tentativë për të blerë kohë, pra edhe 10 ditë shtesë, pasi është absolutisht e paarsyeshme dhe gati e paligjshme të mandatosh një mandatar të ri pa dëshmuar ose argumentuar se ka numrat e nevojshëm”, ka thënë ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Rrecaj ka shtuar se Lëvizja Vetëvendosje nuk mund të presë reflektim me votë nga partitë ish-opozitare, pasi ato nuk i kanë borxh, duke shtuar se as Kurti dhe as Konjufca nuk kanë votuar ndonjëherë qeveritë e kaluara.

“Nuk mund të presin reflektim përderisa nuk ka pasur një rast të vetëm kur Vetëvendosja dhe Albin Kurti kanë qenë në opozitë dhe e kanë votuar qeveritë e kaluara, që këto të kenë ndonjë shkas për ta kthyer këtë borxh. Kështu që në demokraci, ato parti ish-opozitare nuk e kanë as obligim, as borxh që t’u japin votë Qeverisë Kurti apo Qeverisë Konjufca në emër të patriotizmit,” ka theksuar Rrecaj.

Në fund, avokati Visar Rrecaj ka vlerësuar se Kosova duhet të shkojë përsëri në zgjedhje për t’i dhënë sovranitetin qytetarëve.

Sipas tij, pas pesë vjetëve të qeverisjes së Albin Kurtit dhe këtyre 9 muajve të fundit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka humbur shumë nga kartat mbi të cilat kishte ndërtuar mbështetje elektorale.

“Unë mendoj se duhet t’i kthehet fjala sovranit dhe të votohet edhe një herë. Këto pesë vjet të qeverisjes së Kurtit dhe këto 9 muaj që kanë kaluar që nga zgjedhjet e 9 shkurtit, LVV ka humbur shumë karta mbi të cilat është ngritur në mënyrë elektorale. Si p.sh. karta e korrupsionit, pasi janë zhytur në korrupsion; karta e nepotizmit, duke i parë punësimet në KEK dhe në shumë institucione të tjera; dhe po ashtu ka humbur edhe kartën e atij slogani ‘do të shkatërrojmë korrupsionin dhe do të rregullojmë shtetin për 20 vite’”, ka përfunduar Rrecaj.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Beograd: Një shtetas i Kosovës dënohet në mungesë me 15 vjet burgim

Beograd: Një shtetas i Kosovës dënohet në mungesë me 15 vjet burgim

MINT-i dhe STIKK-u bashkërendojnë hapat për avancimin e industrisë së teknologjisë

MINT-i dhe STIKK-u bashkërendojnë hapat për avancimin e industrisë së teknologjisë

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Sindikata e Policisë kërkon rikthimin në detyrë 6 zyrtarëve të suspenduar në Gjakovë

Riafirmohet partneriteti Kosovë-Turqi

Riafirmohet partneriteti Kosovë-Turqi

Beograd: Një shtetas i Kosovës dënohet në mungesë me 15 vjet burgim

Beograd: Një shtetas i Kosovës dënohet në mungesë me 15 vjet burgim

Hendboll, Të gjitha ndeshjet të shtunën, vëmendja në Ferizaj

Hendboll, Të gjitha ndeshjet të shtunën, vëmendja në Ferizaj

“Pozicionet janë kalimtare”, Spiropali reagon pasi u shkarkua nga pozita e ministres së Jashtme

“Pozicionet janë kalimtare”, Spiropali reagon pasi u shkarkua nga pozita e ministres së Jashtme

MINT-i dhe STIKK-u bashkërendojnë hapat për avancimin e industrisë së teknologjisë

MINT-i dhe STIKK-u bashkërendojnë hapat për avancimin e industrisë së teknologjisë

Shkarkimi i Amorim mund t’i kushtojë miliona euro “Djajve të kuq”

Shkarkimi i Amorim mund t’i kushtojë miliona euro “Djajve të kuq”

Toni Kuka kërkon përgjegjësi për rezultatet dhe transparencë

Toni Kuka kërkon përgjegjësi për rezultatet dhe transparencë

NATO miraton iPhone dhe iPad për përdorim të klasifikuar

NATO miraton iPhone dhe iPad për përdorim të klasifikuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën