TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rrahmani thotë se Kosova do të mbetet jashtë Evropianit nëse humb nga Rumania

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Rrahmani paralajmëron Milanin: Nëse Sassuolo luan ashtu siç di, e fiton ndeshjen e fundit

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani e ka vlerësuar tejet të rëndësishme duelin me Rumaninë në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”. Në fakt, Rrahmani ka thënë se kjo është ndeshja më e rëndësishme në këto kualifikime, pasi Kosova përballet me konkurrentin kryesor për vendin e dytë në grup. E sipas tij, duke pasur parasysh rëndësinë e këtij dueli, Kosova të premten mbrëma do të dalë në fushë për ta fituar ndeshjen. E për ti marrë pikët e plota, Rrahmani pret edhe përkrahjen e tifozëve nga tribunat.

“E kemi ndeshjen më të rëndësishme në këto kualifikime, pasi kemi përball konkurrentin kryesor për vendin e dytë. Rumania ka 6 pikë me plot meritë dhe shpresoj që ne të luajmë lojën tonë, të fitojmë dhe ti afrohemi me pikë Rumanisë. Është ndeshje që do ta vendos shumë fatin e këtij grupi dhe pres përkrahje nga tifozët për ta mposhtur Rumaninë, në mënyrë që të mbajmë gjallë shpresat për kualifikim. Synimi është ta fitojmë këtë ndeshje dhe do të japim gjithçka nga vetja për fitore”, ka thënë Rrahmani.

Rrahmani ka thënë se Kosova nuk i frikësohet aspak Rumanisë dhe është maksimalisht e motivuar për këtë ndeshje.

“Nuk i frikësohemi Rumanisë sepse kemi luajtur kundër lojtarëve më të fortë. Frika jonë e vetme është nëse jemi ekipi i duhur në momentin e duhu. Pra, duhet të jemi ata që jemi, si dhe të luajmë lojën tonë”, ka thënë Rrahmani, i cili ka thënë se Kosovës i mungoi fati në dy ndeshjet e para për ti marrë pikët e plota. “Prej dy ndeshjeve të para, e kemi parë që Kosova ka bërë disa gabime dhe për këtë lojtarët e kanë fajësuar veten. Besoj se kemi reflektuar dhe pres që mos ti përsëritim gabimet. Kemi mundur ti kemi gjashtë pikë, pasi ndaj Izraelit në fund kemi pasur mundësinë ta fitojmë ndeshjen. Ndërsa, edhe ndaj Andorrës kemi mundur ta fitojmë pasi kundërshtari pati vetëm një gjuajtje në portë. Arsyeja e këtyre barazimeve ishte se nuk i shfrytëzuam të gjitha rastet dhe është dashur të reagojmë më mirë”.

Rrahmani ka thënë se i njeh disa prej lojtarëve të Rumanisë, ndërsa ka pranuar se në rast të humbjes në këtë ndeshje, atëherë Kosova do të jetë 99 për qind jashtë Evropianit të vitit të ardhshëm.

“Kjo ndeshje vendos gjithçka dhe nëse humbin, atëherë do të jemi 99 për qind jashtë Evropianit”, tha ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Muriqi insiston se Kosova është gati për duelin me Sllovakinë

Muriqi insiston se Kosova është gati për duelin me Sllovakinë

Foda do kualifikimin në Kupën e Botës

Foda do kualifikimin në Kupën e Botës

Sylvinho për ndeshjen ndaj Polonisë: Duhet përqendrim. Nuk është vetëm Lewandowski i rrezikshëm

Sylvinho për ndeshjen ndaj Polonisë: Duhet përqendrim. Nuk është vetëm Lewandowski i rrezikshëm

Tuttosport: Zhegrova starton te Kosova kundër Sllovakisë

Tuttosport: Zhegrova starton te Kosova kundër Sllovakisë

KEDS: Njehsorët janë të saktë dhe të sinkronizuar

KEDS: Njehsorët janë të saktë dhe të sinkronizuar

Muriqi insiston se Kosova është gati për duelin me Sllovakinë

Muriqi insiston se Kosova është gati për duelin me Sllovakinë

Foda do kualifikimin në Kupën e Botës

Foda do kualifikimin në Kupën e Botës

Posti i presidentit konsiderohet përcaktues në “pazaret” për formimin e qeverisë

Këshilltarja e Osmanit: Vendimi i Kushtetueses pasqyron qëndrimin e presidentes

Irani konfirmon marrjen e planit amerikan, por e quan atë “maksimalist dhe të paarsyeshëm”

Irani konfirmon marrjen e planit amerikan, por e quan atë “maksimalist dhe të paarsyeshëm”

KGJK kërkon nga Avokati i Popullit që Ligjin për Paga ta referojë në Kushtetuese

Jashari sqaron pse Gjykata Kushtetuese dha 34 ditë afat për zgjedhjen e presidentit

Shqipëria, ndër vendet e NATO-s me gatishmërinë më të lartë për të luftuar për vendin

Shqipëria, ndër vendet e NATO-s me gatishmërinë më të lartë për të luftuar për vendin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën