Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani edhe një herë është përfshirë në 11-shen më të mirë të xhiros së Superligën e Çekisë.
Këtë herë, Rrahmain ka zënë vend në formacionin e xhiros së katërt dhe kjo është hera e tretë rresht që sulmuesi kosovar gjendet në këtë 11-she.
Rrahmani ka vazhduar shkëlqimin te Sparta e Pragës edhe në ndeshjen e fundit, në të cilën ia siguroi fitoren e radhës.
Rrahmani shënoi golin e vetëm ndaj Sigmas për triumfin 1:0 të Spartës, ekip që ka tubuar 10 pikë pas katër xhirove të para.
24-vjeçari e ka nisur mirë sezonin e ri te Sparta, pasi ka realizuar 3 gola në 3 ndeshjet e fundit kampionale.