Sulmuesi Albion Rrahmani ka zënë vend sërish në ekipin më të mirë të xhiros në kampionatin e Çekisë.
Rrahmani është përfshirë në ekipin e javës së 11-të pas paraqitjes së mirë që e pati në derbin e Pragës, ku Sparta dhe Slavia barazuan 1:1.
Ishin ekspertët dhe tifozët e futbollit çek që zgjodhën më të mirët e javës, duke mos e lënë anash Rrahmanin, i cili shënoi gol në derbi ndaj Slavias.
Rrahmani 25-vjeçar, që tashmë është në grumbullim me Kombëtaren e Kosovës, ka treguar formë të lartë këtë sezon me fanellën e Spartës, ekip që prinë në kampionatin e Çekisë.
Në 18 ndeshje të luajtura në të gjitha garat deri më tani, Rrahmani ka shënuar 9 gola kurse në kampionat i ka 6 gola në 11 paraqitje.