Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani nuk do të jetë i gatshëm për lojë deri në mesin e muajit të ardhshëm.
Mediumet italiane, kanë raportuar të martën se Napoli po pret që Rrahmani të kthehet në stërvitje me grupin pas ndeshjeve të kombëtareve pasi pothuajse është rikuperuar nga lëndimi.
Mbrojtësi 32-vjeçar, këtë sezon ka pasur disa lëndime, të fundit që e pësoi muajin e shkuar ndaj Romës dhe i ka munguar Napolit në pesë ndeshjet e fundit kampionale.
Shkaku i lëndimit, Rrahmani nuk ka mundur të grumbullohet me Kosovën për ndeshjet e “play-offit” për kualifikim në Botërorin e këtij viti.
Edhe pse pritet të rikthehet muajin e ardhshëm, Rrahmani do ti mungojë Napolit në duelet me Milanin dhe Parman pasi do të jetë i gatshëm për Lazion, ndeshje kjo që luhet më 18 prill.
Rrahmani këtë sezon ka 22 paraqitje në të gjitha garat me Napolin, ndërsa në Serie A ka 1 gol e 1 asistim në 16 ndeshje.








