TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rrahmani flet për luftën në Kosovë, hapat fillestarë të karrierës dhe dashurinë për Napolin

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Rrahmani flet për luftën në Kosovë, hapat fillestarë të karrierës dhe dashurinë për Napolin

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës dhe skuadrës italiane Napoli, Amir Rrahmani, përmes një interviste me zyrtarët e mediave të klubit italian ka folur për luftën në Kosovë, hapat fillestarë të karrierës së tij dhe dashurinë që e ka ndaj Napolit.

Që prej transferimit të tij nga Verona te Napoli, Rrahmani është bërë ndër lojtarët kyç të “Napolitanëve”, ku vazhdimisht është zgjidhja e parë e trajnerit Luciano Spalletti krahas mbrojtësit Kalidou Koulibaly.

Fillimisht, në intervistën e tij për klubin e Napolit, Rrahmani tregoi se si familja e tij ishte larguar nga Kosova në kohën e luftës, ndërsa më pas foli edhe për startin e karrierës së tij si futbollist.

“Kur kam qenë i vogël unë nuk e kam pasur pasionin për të luajtur futboll sepse kishim gjëra më të rëndësishme për tu brengosur. U shpërngulëm në Irlandë me familjen time për një vit, kurse me përfundim të luftës ne u rikthyem në Kosovë. Që nga ai moment babai im më detyroi të merrem me futboll, kam qenë 8 vjeç. Nuk mbaj mend shumë, por kam vetëm kujtime të mira. Jam falënderues që nuk kam humbur asnjë familjarë gjatë luftës”, tha Rrahmani.

“Në moshën 17 vjeçare fillova të luaja në Serie B, ishte tejet e rëndësishme që të fillosh të luash në atë moshë. Pastaj kalova në Serie A dhe pas dy vitesh që isha duke luajtur në Kroaci, hap pas hapi unë arrita në nivelet më të larta të futbollit italian”, shtoi më tej mbrojtësi kosovar.

Më tej, Rrahmani foli edhe për sezonin e tij të suksesshëm me Veronan, sezon ky që shtyu Napolin që ta sigurojë transferimin e tij, dhe për dashurinë që ka ndaj skuadrës italiane.

“Pas një sezoni të mirë me Veronan, pas gjashtë muajve pranova ofertën nga Napoli, dhe sigurisht që menjëherë e pranova. Jam tejet i lumtur që jam këtu, Napoli gjithmonë luan në nivelet më të larta”, tha Rrahmani.

“Napoli është një qytet tejet i bukur, dhe me shumë histori. Është një gjë e mahnitshme, një nga gjërat që i dua më së shumti pt që i dua më së shumti për këtë qytet. Dua të vazhdojë kështu, keni parë vetëm fillimin e Amir Rrahmanit, e di që ende mund të jap më shumë nga vetja. Përshëndetje drejt të gjithë tifozëve të Napolit, ju dua… Vazhdo gjithmonë Napoli”, shtoi më tej mbrojtësi i Napolit.

Amir Rrahmani u transferua nga Verona te Napoli në janar të vitit 2020, ku më pas gjashtë muaj kaloi në formë huazimi te Verona, ndërsa në gusht të 2020-ës u rikthye në skuadrën e Napolit.

Që nga ajo kohë, Rrahmani ka arritur të bëjë 55 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar katër gola dhe një asistim mbi emrin e tij.

ShareTweet

Postime të ngjashme

89-shi fiton dhe bëhet lider në Ligën e Parë

89-shi fiton dhe bëhet lider në Ligën e Parë

Prishtina e Re mposht Drenicën, ndizet gara për mbijetesë

Prishtina e Re mposht Drenicën, ndizet gara për mbijetesë

Lushtaku largohet nga Trepça

Lushtaku largohet nga Trepça

Drenica po humb nga Prishtina e Re pas pjesës së parë

Drenica po humb nga Prishtina e Re pas pjesës së parë

Sadiku: Emri i Familjes Jashari është keqpërdorur politikisht

Sadiku: Emri i Familjes Jashari është keqpërdorur politikisht

Imeri: Nëse s’zgjidhet presidente, Osmani ndahet përfundimisht nga Kurti

Imeri: Nëse s’zgjidhet presidente, Osmani ndahet përfundimisht nga Kurti

Aksident i rëndë në Tropojë, ndërron jetë një person

Aksident i rëndë në Tropojë, ndërron jetë një person

Emisioni “Info Nata” 23.02.2026

Emisioni “Info Nata” 23.02.2026

Rihanna shfaq stil minimalist në darkën pas festës së ditëlindjes së saj të 38-të

Rihanna shfaq stil minimalist në darkën pas festës së ditëlindjes së saj të 38-të

Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut: Gaza drejt një katastrofe humanitare të paprecedentë

Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut: Gaza drejt një katastrofe humanitare të paprecedentë

Parashikimi i motit për të martën

Parashikimi i motit për të martën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën