Pesë persona, njëri prej tyre i mitur, janë arrestuar të hënën në Obiliq pasi u përfshinë në një përleshje fizike mes vete, pas një mosmarrëveshjeje.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, të dyshuarit fillimisht kanë marrë trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve të pësuara gjatë incidentit.
Pas trajtimit, ata janë intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë- njëri prej tyre i mitur, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas tretmanit mjekësor të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./teve1.info/







