Dy persona janë arrestuar në Leposaviq pas përfshirjes në një rrahje mes disa personave.
Ngjarja sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur në rrugën “Dositeja Obradovic”
“Është raportuar për një rrahje në mes të disa personave kosovarë. Policia në vendin e ngjarjes ka arrestuar dy të dyshuar dhe me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia.









